Pse shkuan tek Presidenti Nishani, Kryeprokurori dhe prokurorët?

Çështja e përgjimeve dhe dosja që ka në dorë Prokurori i Përgjithshëm për policinë e shtetit dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ka çuar në Presidencë, Adriatik Llallën. Por pikëpyetja e madhe mbetet se pse janë në takim me Presidentin Nishani edhe prokurori i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe prokurori i Tiranës Petrit Fusha. Në pikëpamjen protokollare Kreu i Shtetit pret dhe bën lajm vetëm  me Kryeprokurorin, por nuk ka përse kur shkojnë edhe prokurorë të tjerë, sado të rëndësishëm të jenë ata, të jepet lajmi se janë në Presidencë. Dhe lajmin e ka dhënë dikush nga selia e presidencës. Por duket se diçka e madhe po luhet në Piramidën e Shtetit, pasi çështja e përgjimeve është kthyer në problem politik. Fakti që bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm ishin dhe Hajdarmataj dhe Fusha, të cilët hetojnë dosjen e përgjimeve dhe ku ,sipas prokurorisë, edhe ministri Saimir Tahiri është nën hetim tregon se grupi hetimor duhet të ketë diçka të rëndësishme t’i thotë Kryetarit të Shtetit. Për Ministrin e Brendshëm apo edhe me lart se ministri, për Kryeministrin?!

Fakti që Kreu i Krimeve të Rënda Hajdarmataj ishte në takim e ku sipas ligjit ai heton edhe zyrtarët e lartë për shperdorim detyre tregon se një fletë arresti për një ministër po firmoset. Por Prokuroria ka edhe një dosje tjetër ministri për korrupsion që po e heton prej muajsh. Dosja e ministrisë së Shendetsisë.

Pra për cilin ministër shkuan Adriatik Llalla me dy vartësit e tij Hajdarmataj dhe Fusha? Për Saimir Tahirin apo Ilir Beqen?

SHKARKO APP