Pse u kujtuan sot për kartat e skaduara të identitetit?!

Zhurmë nga OMONIA, PBDNJ dhe PD për votimet në Himarë. Po thonë se kanë skaduar kartat ID të votuesve të tyre. Dhe jo pak por deklarojë se 6100 votues të opozitës nuk mund të votojnë!
Me sa duket kanë parandjerë humbjen! Pse bërtasin sot kur kanë patur njoftin zyrtar nga ministri Balla që të aplikojë kush i ka mbaruar afati dhe i kanë gati me 3 gusht!?

Ndërkohë Lideri i PD Berisha akuzon: “Me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

NË FAKSIMILE NJOFTIMI ZYRTAR PER ATA QE U KA SKADUAR AFATI.

Por Berisha vazhdon në të tijën: “Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron”- shkruan Berisha.

Pyetjet janë se si ka mundësi e gjithë kjo makineri e PD nuk paska pikasur se kartat skadojnë? Si ka mundesi që nuk ka folur apo ankuar asnjë votues opozitar përpara ditës së sotme por u deklarua sot?

Se nuk janë dhjetë votues, sipas PD, por mijëra! Atëherë pyetja vjen prapë: Si mundet që asnjë nga mijërat nuk është ankuar por e lanë ditën e votimit?

Nëse PD dhe kandidati do ta bënin problem me ditë përpara, atëhere do t’i lihej fajësia ministrisë së brendshme, ndonëse Taulant Balla ka njoftim që të aplikojnë. Si mundet e gjithë kjo strukturë e PBDNJ, OMONIA dhe e kandidatit grek nuk njoftuan Berishën ditë më përpara?
Po njoftimin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla para votimeve pse nuk e zbatuan?
Apo mos është një mënyrë justifikimi nëse dalin të humbur!?

Me sa duket përgatitën justifikimin: Nuk votuan 6100 votues te Gjikurisë se….!

SHKARKO APP