Pse sulmohet Presidenti Begaj?

Nga Daniel Muçaku-

Ka disa ditë që PD e ka spostuar shënjestren nga kryeministria drejt Presidencës së Republikës. Po përdorin çdo lloj “artilerie” të rëndë ndaj Presidentit.

Presidenti i sotëm nuk ka asnjë lloj kompetence siç kishte dikur Berisha i plotfuqishëm apo më pas Mejdani, Moisiu, Topi dhe apo deri diku Nishani. Në kohën e Metës parlamenti kufizoi edhe më tepër kompetencat e Kreut të Shtetit, aq sot Presidenti i Republikës me të vertetë quhet Kryetari i Shtetit, por zotëron fare pak kompetenca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dekretet për dekoratat parlamenti socialist, bashkë me PD-në, ia kanë hequr.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pse gjithë ky sulm ndaj tij? Për dekretin ku futi edhe Diellën si ministre? Për dekretin për zgjedhjet në Tiranë? Apo për kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese të vendit për ta informuar se kujt dhe kur mbarojnë mandatet e çdo anëtari kushtetues?

Për çfarë, pra?

Për ministren Diella ishte dekret për një fushë të re, në kushtet e teknologjisëe digjitale, ku bota ka hyrë në një fazë zhvillimi të ngutshëm e ku të gjithë po provojnë, testojnë. Ndaj edhe dekreti me këtë mendësi zhvillimi duhet të jetë firmosur. Dikush mund ta quaj se ishte gabim, shumë të tjerë si një rrugë për ti hapur udhë qeverisë e cila ka prioritet zhvillimin në teknologji.

Diskutimi shkon sipas përceptimit të liderëve politikë. Dikush që është shumë i vjetër edhe në moshë nuk e kapërdinë dot ecurinë e sotme teknologjike, ku ajo që quhet sot e re, nesër bëhet e vjetër, pasi po ecën me ritme galopante ky zhvillim.

Dekreti edhe mund të mos bëhej për ata që nuk kuptojnë se bota ka hyrë në një fazë teknologjie ku brezi i ri është 100 vite para brezit të mesëm.

Për dekretin për zgjedhjet në Tiranë Presidenti ishte shah-mat në raport me Kodin Zgjedhor. Nuk kishte rrugë të dytë që të mos e firmoste. Ishte gjykata kushtetuese që e pezulloi deri me 31 tetor, kur do të marrim vesh nëse Erion Veliaj vazhdon kryetar bashkie edhe nga burgu apo gjykatësit do ti japin të drejtë qeverisë.

Në fakt Gjykata Kushtetuese nuk duhej të pezullonte dekretin e Presidentit, por të pezullonte shkakun, pra vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut. VKM ishte shkaku, ndërsa dekreti ishte pasoja e detyruar.

Por gjykatësit kushtetues duke patur frikën e ndëshkimit nga “Perandori” Rama, u tkurrën në zyrat e tyre dhe firmosën për dekretin, ku dekreti ka ardhur si pasojë e vendimit të qeverisë.

E ku është faji i Presidentit? Edhe sikur të ishte President Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi apo Meta do ta firmosnin dekretin.

Në lidhje me kërkesën zyrtare të Bajram Begajt në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, mund të thuhet se së pari është një fyerje institucionale pasi shkresa është nisur në janar të këtij viti dhe kjo gjykatë e shqyrton në tetor, pra 10 muaj pas, duke injoruar Kreun e Shtetit.

Nëse, fjala vjen, ta kishte bërë Edi Rama një shkresë për diçka; ata, pothuaj të gjithë si gjyqtarë kushtetues do ishin dh…. nga frika e Ramës e do ta shqyrtonin urgjent, bile do ti jepnin me shumicë votash të drejtë, atij!

Presidenti Begaj ka kërkuar thjesht informacion, siç ka të drejtë kushtetuese çdo institucion të Republikës për ta informuar kur Kreu i Shtetit e kërkon zyrtarisht.

E ça krimi kushtetues paska bërë kreu i Shtetit në këtë rast?!

PD-ja nuk ka çfarë t’i bëjë kryeministrit Rama e turret ndaj kreut të Shtetit. Bajram Begaj as ka qenë politikan, as ka ndonjë parti politike suportuese, as nuk ka lobing në parlament, asgjë.

Ai thjesht është President Republike në një Republikë ku kryeministri është gjithçka, edhe për fajin e Sali Berishës, që nuk ka vota, as numra e forcë për protesta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?