Pse u thirr për pesë orë në SPAK Arben Ahmetaj?

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për qëndrimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahemtaj, për pesë orë në SPAK, ku u pyet nga prokurorët për një sërë çështjesh.

Hoxha tha se Ahmetaj është thirrur në cilësinë e personit që është vendosur nën hetim dhe se ai dyshohet për katër vepra penale.

“Më në fund, pasi u përfol për një kohë të gjatë, Ahmetaj u thirr në statusin e personit nën hetim. Kjo pritej prej kohësh. Dy prokurorë e kanë marrë në pyetje.Pjesa më e madhe e kohës është pyetur për historinë e inceneratorëve, sepse zoti Ahmetaj, edhe pse kemi dy inceneratorë, Elbasanin dhe Fierin, në fazën përfundimtare, Ahmetaj nuk ka qenë aty edhe pse është akuzuar për lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por deri në këtë moment nuk ka qenë i përfshirë te dosjet.

Mbase edhe për historinë e procedurave, sepse aty ka shumë teknikalitete. Ai është pyetur edhe për shkak te dijenisë ose informacionit që ka patur.

Pjesa tjetër ka qenë për cështjen e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, përfitim i paligjshëm.

I është vendosur nën sekuestro preventive një vilë në Palasë, që është e bashkëjetueses së tij. Prokuroria dyshon se vila mund të jetë përfituar si pasojë e aferës së inceneratorëve. Pjesa tjetër është kontrolli në vilën në Hamallaj, ku u gjet një sasi prej 30 mijë euro.

Ndër të tjera, është edhe denoncimi i fundit për faturat dhe hotelet në disa udhëtime që zoti Ahmetaj ka bërë me shpenzimet e personazheve kryesore të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. E gjithë ajo që ëhtë folur, ka qenë subjekt i seancës që është zhvilluar sot.

SPAK e ka çështjen brenda afateve. Akuzat janë; shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, përfitime të paligjshme”, deklaroi Hoxha.

Me pas gazetari Artan Hoxha theksoi se te TV KLAN ishte Arben Ahmetaj që tha “a mund ti kaloja 19 vendime qeverie brenda një dite?!”. Pra la të kuptohej se ishte dikush me lart se ai!

SHKARKO APP