Publikohen formularët. Ja deputetët e dënuar apo kanë qenë nën hetim

Të paktën 10 deputetë rezultojnë të dënuar apo që të kenë pasur probleme me ligjin, pjesa më e madhe e të cilëve për vepra të lehta penale. Dënimet nisin që nga viti 1992, ku deputeti aktual i Partisë Demokratike, Alban Zeneli i zgjedhur në Qarkun e Kukësit rezulton i dënuar me 6 muaj burg.

Ndërkohë, i dënuar rezulton edhe deputeti tjetër Arben Ristani, për “dhënie vendimi të padrejtë”, për të cilën është dënuar me 5 muaj burg, por kjo masë u shfuqizua më vonë. Akuza e Ristani është ngritur në vitin 1994, kur ishte gjyqtar. Ai u arrestua për 48 orë. Një tjetër deputet demokrat, Mhill Fufi ka shkuar tri herë përpara drejtësisë, ku në dy raste nën akuzën e favorizimin e prostitucionit.

Në të gjitha rastet, hetimet ndaj tij janë pezulluar sipas formularit të vetëdeklarimit që Fufi ka dorëzuar pranë KQZ-së.

Deputeti tjetër demokrat, Edi Paloka rezulton të jetë i dënuar me gjobë nga Gjykata e Lartë, për akuzën e shpifjes, ndërkohë që është akuzuar edhe për tubim të paligjshëm.

Probleme me ligjin duket se ka pasur deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga. Ai është përjashtuar nga kjo parti vitin e shkuar pas përplasjes me armë në komisariatin e Kurbinit.

Deputeti tjetër i PS-së, Parid Cara rezulton të jetë dënuar nga një gjykatë në Itali për shkelje të Kodit Rrugor.

Pjerin Ndreu gjithashtu nga Partia Socialiste ka deklaruar se ka qenë nën hetim në vitin 2004 në Tiranë për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, por ka dalë i pafajshëm në gjykatë.

Ndërkohë, deputeti Tom Doshi, gjithashtu i përjashtuar nga Partia Socialiste deklaron se është dënuar me 1 vit burgim nga një gjykatë ushtarake shqiptare në vitin 1990 për akuzën “Shkelje e padenjë në shoqëri”.

Debatet për dekriminalizimin përfshinë politikën shqiptare që nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2013, për t’u shndërruar më pas në një nismë ligjore për përjashtimin e të gjithë deputetëve të inkriminuar nga Kuvendi.

Për miratimin e ligjit u desh angazhimi i ndërkombëtarëve. Ligji u miratua dhjetorin e vitit të shkuar dhe hyri në fuqi në muajin janar të këtij viti. Data 4 maj ishte afati i fundit për plotësimin e formularit, ndërsa sot u publikuan edhe listat përkatëse.

Prej ditës së sotme të gjithë shqiptarët mund të shuajnë kuriozitetin e tyre për të kaluarën e të zgjedhurve lokalë dhe legjislativ duke klikuar në websiten e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, www.cec.org.al.

1-Alban Zeneli

Midis deputetëve të Partisë Demokratike të dënuar është Alban Zeneli. Megjithëse emri i tij nuk është përfolur në publik

Zeneli rezulton i dënuar me 6 muaj burg dhe me 30 000 lekë gjobë. Vepra e kryer është ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Dënimin e parë, Zeneli e ka marrë më 20 gusht të vitit 1992, ndërsa dënimin e dytë me gjobë e ka marrë më 7 korrik të vitit 1996.

Ende nuk dihet nëse është përfshirë ndonjë aksident me pasoja të rënda në lidhje me veprën për të cilën është dënuar me 6 muaj burgim.

Zeneli

Formulari i deputeti Alban Zeneli

dëbimit.

2-Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka rezulton i arrestuar për 10 ditë për protesta të jashtëligjshme. Ai është arrestuar më 30 nëntor të vitit 2000. Gjithashtu, Paloka është dënuar edhe për shpifje me gjobë në vitin 2015.

paloka...paloka1

3-Tom Doshi

Është dënuar nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit me vendim të formës së Prerë nr 18 datë 25/05/ 1990, me një vit burg për akuzën e sjelljes së padenjë në shoqëri, neni 121 dhe 31 / a e Kodit Penal

Më pas përmend dhe urdhër ndalimin me firmën e prokurorit të përgjithshëm që mban datën 26 mars 2015. Më pas  gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit shtëpie me vendim nr 15 dt 28/ 03/ 2015. Ky vendim u ndryshua më pas detyrim me paraqitje.

tomaaa

Formulari i vetedeklarimit i Tom Doshit

4-Shkëlqim Selami, deputet i LSI-së

Deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami rezulton se ka qenë në hetim nga gjykata e Brindizit pasi dyshohej për një vepër penale të kryer në 2007, por është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë po në këtë vit

shkelqim sleami

Formulari i vetedeklarimit i deputetit Shkelqim Selami

5-Deputeti Mhill Fufi (PD)

Një tjetër deputet demokrat rezulton i arrestuar dhe i dënuar. Bëhet fjalë për Mhill Fufin, deputeti i Qarkut të Lezhës. Ai, rezulton i përfshirë edhe në ngjarjet e 14 shtatorit, 1998, për organizim dhe pjesëmarrje ttë paligjshme, hetimet për të cilën janë pushuar.

Fufi rezulton person nën hetim edhe për favorizim prostitucioni.

Në formularin e plotësuar pranë KQZ-së, ai deklaron se është hetuar për këtë vepër penale. Akuzat në fjalë janë ngritur më datë 06.08.2000 dhe 20.01.2001.

I pyetur për masën e sigurisë që është marrë ndaj tij, Fufi qarkon masën e “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”, por më vonë rezulton se procedimi është pushuar.Fuffi

Formulari i plotësuar nga Mhill Fufi

6-Arben Ristani (PD)

Midis deputetëve që kanë pasur një proces gjyqësor është edhe Arben Ristani, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ristani rezulton i dënuar me 5 muaj burg dhe me një vit kusht për veprën penale “Dhënie vendimi të padrejtës”, vendim i cili është shfuqizuar më vonë. Ristani u arrestua me urdhër të Prokurorisë në vitin 1994, duke u mbajtur 48 orë prapa hekurave.

Ristani 1

Formulari i Ristanit

7-Deputeti Pjerin Ndreu i PS

Pjerin Ndreu kujton arrestimin e tij në 2004  për akuzën e përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike.  Por për këtë akuzë gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Për këtë akuzë ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë detyrim me paraqitje para policisë gjyqësore. Në qershor 2005 gjykata e Apelit i dha pafajësinë

Formulari i vetedeklarimit i Pjerin Ndreut

Formulari i vetedeklarimit i Pjerin Ndreut

8-Deputeti Armando Prenga i perjashtuar nga PS

Përmend arrestimin e tij më 5 shtator 2015 pas përleshjes para komisariatit dhe për të cilën vijon të jetë në gjykim. Ndaj tij fillimisht u mor masa e arrestimit burg më pas kjo masë u zhvendos në masën e arrestit detyrim me paraqitje

Formulari i vetedeklarimit i Armando Prenges

Formulari i vetedeklarimit i Armando Prenges

9-Parid Cara, PS

Deputeti i PS-së Parid Cara është dënuar  me 800 euro gjobë me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Ferraras Itali. Data e vendimit 02. 03. 2005 për shkelje të Kodit Rrugor

Formulari i vetedeklarimit i Parid Cares

Formulari i vetedeklarimit i Parid Cares

10-Përparim Spahiu deputeti i LSI-së rezulton i ndaluar më 17 tetor 2009 për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Për këtë është caktuar masa detyrim me paraqitje. më 14 janar 2010 cështja është pushuar pasi personi nën hetim nuk ka kryer vepër penale.

perparimi

Formulari i vetedeklarimit i Perparim Spahiut

11-Fatmir Mehdiu, deputet i PR-së

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mehdiu, rezulton person nën hetim në Milani të Italisë.

Sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Mehdiu thotë se arsyeja hetimit ka qenë për “pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës”, për të cilën më vonë është dhënë pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Fatmir Mehdiu-gjykuar

Formular i plotësuar nga Mehdiu

Lista e atyre qe kane nderruar emrin:

Pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit, në portalet dhe mediat shqiptare është parë një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh të lartë të administratës që kanë ndërruar emrin. Kjo ndoshta ka ardhur për shkaqe të ndryshme, por fakt është që lista e tyre është e gjatë.

I pari është vetë Edi Rama, kryeministër i vendit. Sipas formularit të vetëdeklarimit në KQZ, deri në vitin 2002 kryeministri rezulton të ketë mbajtur emrin Edvin dhe pas kësaj periudhe ai e ka ndërruar atë në Edi. Ndoshta për motive estetike.

Një tjetër kryetar partie po ashtu figuron të ketë ndryshuar gjeneralitetet, por këtë radhë mbiemrin. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Republikane Fatmir Mehdiu, i cili më parë është quajtur Fatmir Mehdihoxha.

Ilir Xhakolli, deputet i Partisë Socialiste në Korçë rezulton që më parë të ketë mbajtur emrin Ilirjan.

Robert Bitri, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier, më parë është quajtur Albert.

Nard Ndoka, deputet i PDK-së me parë ka mbajtur emrin Mark Ndokaj.

Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në Vlorë po ashtu ka ndryshuar mbiemrin, që më parë e ka pasur Selamini.

Ndërrime emrash ka edhe në radhët e kryebashkiakëve.

Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi.

Një tjetër kryebashkiak, ai i Hasit, Adem Lala, më parë është quajtur Dem Lala.

Por zyrtari rekordmen në ndryshimin e emrit është një kryer bashkie.

Artur Bardhi i Laçit rezulton që ta ketë ndërruar katër herë emrin e tij.

Më parë ai ka mbajtur emrat Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.

SHKARKO APP