Publikohen përgjimet e Bild, Rama kapet në vjedhjen e zgjedhjeve
Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjimet për manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste. Në përgjime është vetë kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të PS dhe qeverisë.
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.
Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”
Përgjimi 1/Biseda Rama – Keshi
Rama: Përshëndetje, hë më si duket
Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi
Rama: E ke realizu objektivin, thu?
Arben Keshi: Them që po
Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?
Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.
Rama: Çfarë deshën me ty?
Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka
Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…
Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin
Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.
Rama: OK, mirë vllai.
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.
Përgjim 3/ Drejtori i Ministrisë së Brendshme 30 mijë lekë për votë
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.
Përgjimi numër 4
Arben Keshi: Hë mo
0686434568: Dëgjo mo, kam një Altin këtu te Shtabi, se njof unë.
Arben Keshi: S’di gjo, kush Altin,
0686434568: Isuf Qokut, një ish nxënësit tim
Arben Keshi: Po po ça ka ai
0686434568: Ai ka ni problem, problemi i atij është kështu. Ai do nja 200 mijë lekë. Kom katër vota. Se di unë kam fol me Shemsiun tha, e komunikova pardje sa u ndamë me atë. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emër tim ore
0686434568: Ia thashë o vlla në emër tand, në emër tim, në emër të drejtorit të arsimit. E mbarova atë punë. Edhe Gëzim Hoxhën që e kisha problem pak se ka qenë në Itali, në Amerikë domethënë. Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komunikuar prapë sot dhe Vehbi Muhametin, atë e ke Kunata e Vehbiut është mbesa e Rem Ramës.
Arben Keshi: Ato vllaznit e Vehbiut na kan rraf tu u zonë, ti thu
0686434568: Jo ska lidhje me ata fare ai nuk është përzi. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuj mu. Unë unë ti kam mbaru të gjitha punët pa diskutim. Dhe bëja të qartë atij se ia kam bërë të qartë në sy Bujar Spahiut.
Arben Keshi: Po mirë në rregull.
Përgjime 5/Drejtori i Ramës komunikon për blerje votash
Përgjime 6/
Përgjime 7/Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci
Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi:: Mirë, mirë. Si është puna?
Drini Gjeci: Mirë.
Arben Keshi:: Është mirë puna?
Drini Gjeci: Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi:: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi:: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q* robt.
Drini Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.
Përgjimi 8/“Menaxheri i zgjedhjeve” Keshi- policit: Ndaloni autobuzët e Kamzës, që të mos votojnë demokratët!Në audiopërgjimin nr 8 të publikuar nga gazeta gjermane Bild, drejtori i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi i kërkon shefit të policisë së Kamzës që të bllokojë autobuzët me votues që do të vijnë drejt Dibrës.
Arben Keshi: Urdhëro
Sali: Beni çkemi si je. Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skurra: Sali, Sali Skurra.
Arben Keshi: Hë mo çkemi?
Sali Skurra: Hë mo, si të ka vëllai?
Arben Keshi: Mirë si ia kalon ti
Sali Skurra: U lodhe
Arben Keshi: Hajd mo lodhje
Sali Skurra: Si është tu shku
Arben Keshi: Mirë mo mirë duket, po na këputi ky i Kamzës, bllokoni autobuzët e Kamzës o shok.
Sali Skurra: Po pra, kemi nxjerrë postblloqet. Do nisen nga ora 03:00.
Arben Keshi: Keni informacion sa janë?
Sali Skurra: Nga ora 3 e gjysëm do nisen. I kemi marrë masat.
Arben Keshi: Sa janë?
Sali Skurra: Mendohet 400-450 vetë.
PËRGJIMI 9/ Shefi i Komisariatit të Kamzës, drejtorit të Ramës: I bllokuam autobuzët e PD
Në përgjimin e 9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Skura telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata. Ai veçanërisht interesohet për Maqellarën, si zonë e madhe që është. Keshi e pyet Skurën nëse kanë ardhur shumë njerëz nga Tirana në Dibër dhe i thotë se kanë bllokuar autobusët e PD-së që janë nisur nga Tirana.
Arben Keshi: Po
Sali Skura: O Beni, Sala jam
Arbën Keshi: Hë mo ça bone
Sali SkuraL Çkemi si ia çove?
He mo ça thuhet andej
Arben Keshi: Po mirë duket. Të shikojmë thes i mbyllur duket
Sali Skura: Po po, Si duket situata?
Afrben Keshi: Po mirë
Sali Skura: Jo flas nga pjesëmarrja se ske ça bën ti
Arben Keshi: Aq mo sa kanë marrë vazhdimisht . E ke parasysh te 52 përqindshi, se s’shko kush
Sali Skura: Si shko Maqellara? Si përafrohet?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë, mirë, mirë na thonë të gjithë po të shohim. Se themi ne dot mirë. Është zonë e palexueshme kjo vëlla
Sali Skura: Po po e vërtetë kjo
Arbën Keshi: A erdhët shumë kendej mo
Sali Skura: Eh?
Arben Keshi: A erdhët shumë me autobusë mbrëmë. Sali Skura: Jo jo, Nja 7 autobusë i bllokuam
Arben Keshi: I bllokuat eh
Sali Skura: Po i futëm në listë bllokimi . Të tjerët e anulluan me miqësi e kështu
Arben Keshi: Shumë mirë
Sali Skura: Mirë vëlla, me kujdes vëlla. Hajd me fitore
Arben Keshi: Rrofsh. Faleminderit
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër…
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.
Përgjimi 11/Pjerin Ndreu preson mësuesve
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.
Përgjimi 12/ Drejtori i Ramës: Shko merr familjen voto haptas PS, ndryshe ik nga puna
Në përgjimi numër 12 të publikuar nga ‘BILD’ është kapur kreu i Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi, i cili telefonin drejtorin e Shkollës së Reçit, Reshat Elezaj pasi ia kërkoi Pjerin Ndreu.
Duke zbatuar urdhrat e Ndreut, Gjeçi e kërcënon Elezajn duke i thënë se duhet të votojë haptas në qendrën e votimit për PS ai dhe familja, ndryshe duhet të kërkojë për një punë tjetër. Ndërkohë, nën kërcënim, Elezaj i thotë se do ta bëjë siç i thonë socialistët.
Drejtori i shkollës: Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë? Jo ata nuk janë t’u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen…(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon…fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
Përgjimi 14/Gjiknuri: “Kush u mor me pjesën e transportit të parave? Keni mbështetjen e shtetit, merrni…”
Damian Gjiknuri, ish-ministri i Transportit dhe Energjetikes është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuarën zgjedhjet e Dibrës me Partinë Socialiste. Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave. Sipas Gjiknurit ata janë mbështetet dhe nga shteti për të kryer këtë punë, ndaj i kërkon ati që të marrë listën dhe të kërkojë mbështetje.
Biseda Damian Gjiknur-Bekim Krashi
Bekim Krashi: Po, shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.
Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.
Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.
Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.
PËRGJIMI 15/Biznesmeni paguan lekë për votat e PS
Bekim Krashi, një qytetar që në përgjime identifikohet si biznesmen në Dibër, rezulton se ka paguar për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Biseda mes tij dhe një personi të paidentifikuar është e gjitha për çmimin e votave. Krashi flet pa problem për pagesat që dy kryhen edhe pse e di që telefonata e tij mund të jetë nën përgjim.
Bekim Krashi: Hë?
208: Alo
Krashi: Po
208: Bekim, si je a je mirë?
Bekim: Mirë
208: Tani do ja të të pyesja për familjen e Halit Bashës
Bekim: Po
208: Ka tre vota
Bekim: Po
208: Por ai do diçka si do ja bëjmë?
Bekimi: A ke fol me Naimin?
208: Po jam konsultuar me pak, por për zotin dhe për Fiqiri Bashën ka qenë dy vota dhe i kanë dhënë 5000 mijë lekë
Bekimi: Sa?
208: 5000 mijë lekë. Kështu më tha Fiqiriu
Bekimi: Kush Fiqiri?
208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di nëse është me letra.
Bekimi: Të gjithë spiuna janë, do i japin një më një letrat ata.
208: Tani nuk e di, si do ja bëjmë me këta.
Bekimi: Unë jam në Peshkopi tani, të vi unë nesër e u japim ndonjë gjë.
208; Sa mund të japim për Halit Bashën p.sh
Bekimi: Sa vota ka ai, 5?
208: 3 Haliti dhe 2 vota Fiqiri Basha
Bekimi: T’u japim 4000 ose 5000 mijë lekë
208: 5000 për dy vota
Bekimi; Jo more jo. Të marrin ndonjë 3000- 4000 mijë për një votë
208: Nga 4000 për votë ëë.
Bekimi: Dhe 10000 i japim atij që ka 3 vot, a dëgjon.
208: Po këtij që ka dy vota
Bekimi: Atij 6000 -7000 mijë
208: Naimi u ka dhënë nga 5000
Bekimi: A ka në pasur shumë, po u ka dhënë 2000 t’u jap 2000.
208: Shiko tani se më duket sikur po abuzojnë me punë lekësh.
Bekimi: Mos më thuaj në telefon, se përgjohen
208: Ëëë
Bekimi: Po leri këto gjëra me mua në telefon.
Përgjimi 16/ Biseda mes Bekim Krashit me një votues (Drini)
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T’u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde