Putin nuk ndal lavdërimet për Biden: Është shumë i mprehtë dhe nuk i shpëton asgjë

Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi homologun e tij amerikan Joe Biden një ditë pasi të dy udhëheqësit mbajtën një samit në Gjenevë.

Putini tha se Bideni ishte portretizuar gabimisht në mediet ruse dhe amerikane si i paqartë dhe i ngathët.

“Bideni është profesionist dhe duhet të jesh shumë i kujdesshëm gjatë bisedës me të. Është shumë i mprehtë dhe asgjë s’i shpëton, mund t’ju siguroj për këtë “, tha presidenti rus gjatë një takimi me studentët në Rusi.

Edhe amerikanët kanë qenë pozitiv sa i përket takimit me palën ruse. Ata thanë se po presin që të fillojnë bisedimet për kontrollin e armëve, sigurinë kibernetike dhe pika të tjera që homologët ranë dakord.

Ndërsa presidenti Biden është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ka shpallur këtë të enjte një plan 3 miliard dollarësh për të zhvilluar ilaçe të reja antivirale kundër COVID-19-ës.

Efektet e takimit dypalësh kanë sjellë këtë të enjte reagimin e Ukrainës zyrtare, ku ministri i Jashtëm tha se i mirëpriti mesazhet e ashpra të Presidentit amerikan ndaj homologut Putin dhe shtoi se tani ishte koha për ta bërë Rusinë të tërhiqej nga Ukraina.

SHKARKO APP