Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qëllohet me dy plumba mbi prokurorin e Durrësit. Rama dhe Braçe e sulmuan publikisht

Kryesore
E premte, 1 Nëntor 2019 16:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja është qëlluar pasditen e sotme me armë zjarri. Atentati ndaj prokurorit ka ndodhur në Mbikalimin e Shkozetit. Së bashku në makinë me prokurorin Arjan Ndoj kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë plagosur. Në gjendje më të rëndë aktualisht ndodhet Andi Maloku, i cili po e drejtonte makinën. Ky i fundit ka mbërritur në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aleksandër Laho mësohet se ka qenë i plagosuri tjetër i cili ndodhej në makinën e prokurorit Ndoja.

Aktualisht prokurori i Durrësit është në spitalin e këtij qyteti për të marrë ndihmën e parë.  Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 30 vjeç. Shtetasi A. M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokurori Ndoja u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe lidhur me ndalimin e drejtuesit të hipotekës së Durrësit, për shkelje detyre.

Në datën 3 tetor, Edi Rama deklaroi se prokurori i Durrësit punon për bandat e krimit. …”Një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia”,- ka deklaruar Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Para 7 orësh
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Para 7 orësh
VIDEO/ Kryeministri Rama flet nga Parisi për protestat e Tiranës

VIDEO/ Kryeministri Rama flet nga Parisi për protestat e Tiranës

Para 10 orësh

Ndërsa numri dy i qeverisë, Erion Braçe sulmoi në disa konferenca për mediat nga zyra e Kryeministrisë prokurorin Ndoja duke e akuzuar atë për lidhje mafioze, pasi kishte kërkuar arrestimin e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Braçe e cilësoi arrestimin e drejtorit të qeverisë nga Prokurori si “krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka. Dështim më të madh për sistemin e drejtëssië sa t’i marri lirinë një shtetasi në mënyrë të paligjshme nuk ka. Ky është  akti i fundit, final, i një serie të gjatë kërcënimesh e shantazhi njëmujor ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës”.

Atentati ndaj prokurorit, Krimet e Rënda nisin hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda  mori në dorë dosjen hetimore për atentatin ndaj Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Kryesimi i hetimeve do të bëhet nga prokurori Anton Martini, i cili së bashku me grupin hetimor shkuan në vendin e ngjarjes. Pista kryesore hetimore pritet të jetë ajo për shkak të detyrës së prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte prokuror i dosjes së skandalit të pronave në Durrës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes së atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur ai së bashku me shoferin e tij dhe një person tjetër, shkuan dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Ardi Veliu, kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, shkuan në vendin e ngjarjes ku po kqyrin nga afër automjetin e prokurorit për të mbledhur provat.

  • Policia jep detaje për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit
  • Atentati ndaj prokurorit Ndoja, ja pamjet e makinës në kanal (VIDEO) 

VIDEO/Momenti i nxjerres nga makina të prokurorit dhe personave të plagosur (Kujdes! Pamje të rënda)

Arian NdojaAtentati ndaj Prokurorit të Durrësit

Etiketat e lidhura

Arjan NdojaProkurori i Durrësit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 5 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 6 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 6 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 6 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 6 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 7 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 6 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 7 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.