Kuvend, qëllohet me vezë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ermonela Felaj

Gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar incidentet. Deputetët e Partisë Demokratike kanë qëlluar me vezë drejt kreut të qeverisë, Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Mësohet se një prej vezëve ka goditur dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Edhe pse masat e Gardës së Republikës ishin të rrepta për kontrollin e deputetëve të opozitës, siç duket disa prej tyre kanë arritur të fusin vezë në sallën e Kuvendit.

Parlamenti mbylli punimet rreth orës 13:10. Mazhornca miratoi dekretet për emërimin e Ministrit të Financave dhe Ministres së Ekonomisë, megjithë bllokimin e seancës nga ana e Partisë Demokratike. Arben Ahmetaj mori 77 vota pro. Ndërsa ministrja Milva Ekonomi mori 76 vota pro.  Pavarësisht se kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi në takimin e krerëve të grupeve normalizimin e situatës, seanca sërish filloi me bllokimin e foltores së Kuvendit nga ana e deputetëve të PD-së.

Gjatë kohës që deputetët e PD kanë qenë të tubuar para foltores së Kuvendit ka ndodhur dhe gjuajtja me vezë në drejtim të kabinetit qeveritar.

 

http://www.kohajone.com/2016/02/25/deputetet-e-partise-demokratike-bllokojne-parlamentin-me-force/

 

 

SHKARKO APP