Qëndrimi zyrtar i KiE: Ne nuk monitorojmë zgjedhje pa opozitën dhe me një kandidat

Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në Këshillin e Europës ka njoftuar sot se ka anuluar dërgimin e misionit të vëzhguesve të vet për zgjedhjet vendore. Vendimi është konfirmuar në një deklaratë të Presidencës së Kongresit, e cila jep edhe arsyet se përse është marrë një vendim i tillë.

Deklarata e bërë në emër të Presidentit të Kongresit, Anders Knape, i cili sqaron se duke qenë se në gjysmën e bashkive është vetëm një kandidat, Këshilli nuk e sheh të arsyeshme vëzhgimin e këtij procesi. Gjithashtu ai sqaron se KiE nuk ka monitoruar asnjëherë më parë zgjedhje pa praninë e opozitës.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona”,- thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata zyrtare hedh poshtë dhe pretendimet e PS dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët thanë se nuk ishte e vërtetë që KiE kishte anuluar misionin e vëzhgimit.

Deklarata e plotë e Këshillit të Europës:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendimi i vetëm autonome i Shqipërisë”.

SHKARKO APP