Lirohen nga detyra disa zv.ministra

Në një kohë që pritet data 11 shtator për të mësuar kabinetin e qeverisë ”Rama 4”, sot Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve. Janë liruar nga detyra 3 zëvendësministra, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko.

Të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.

Do të jetë data 11 shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste, ndërkohë që kanë nisur ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;

U lirua nga detyra z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

U lirua nga detyra znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?