Qeveria merr me forcë zyrën e bashkisë së Devollit

Forca të shumta policore kanë rrethuar me të gdhirë Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga 30 qershori, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.

E gjithë policia e shtetit është vëndosur në gadishmeri dhe ka dërguar përforcime të shumta që të mos lejojë kryebashkiakun në detyrë të PD dhe turmën të hyjë në zyrat e bashkisë, ku ndodhen militantët e PS bashkë me kryebashkiakun e zgjedhjeve partiake të 30 qershorit.

Që në ora 08.00 kreu i bashkisë Bledion Nallbati mbërriti në bashki, bashkë me administratën. Brenda bashkisë ka forca speciale.

“Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24 orë në ditë. Do të vazhdoj tju shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di çka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë.” – u shpreh Nallbati.

Eduard Duro, i cili u betua të premten, mori zyrtarisht detyrën. Pas Devollit kryeministri Rama do të marrë me polici të gjitha bashkitë e opozitës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit, ku kryebashkiaku i ri i PS, Eduard Duro ka hyrë në zyrë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin.

Basha thotë se qeverisja lokale po uzurpohet me dhunë dhe paralajmëron se personat përgjegjës do të kenë fatin që meritojnë.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët”, shprehet Basha.

SHKARKO APP