Qeveria vjedh pronat publike me ligj

Parlamenti ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për ndryshimet në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”. Deputetët e PS nuk morën në konsideratë asnjë vërejtje ligjore të kreut të shtetit duke kaluar për votim një nga ligjet më kërcënuese të pronës publike dhe asaj private në vend.

Ndryshimet në ligjit, që sipas PS nuk janë shumë të mëdha, në fakt prekin bazën e të drejtës së pronës. Konkretisht neni 55 i këtij ligji i jep të drejtë Këshillit Bashkak të çdo bashkie që me një votim të thjeshtë, (shumica e pjesëmarrësve në mbledhje) të miratojë tjetërsimin apo edhe shitjen e pronës publike që ka në administrim një njësi vendore. E thënë ndryshe, një grup këshilltarësh mund të vendosin që një pronë publike, t’i jepet një biznesi apo individi në përdorim.

Ligji i mëparshëm, i miratuar në vitin 2015, përcaktonte se kalimi në përdorim apo tjetërsimi i pronave që ka në administrim bashkia bëhet vetëm më shumicë të cilësuar.  “Me shumicë të cilësuar” nënkupton miratimin e të gjitha forcave politike në këshillin bashkiak, për të kaluar një pronë të bashkisë në pronësi private ose në përdorim. Në nenin e ri që pritet të kalohet në Kuvend thuhet se “pronat publike nën administrimin e bashkive tashmë mund të tjetërsohen me shumicë të thjeshtë”.

Të pronat publike që administrojnë bashkitë bëjnë pjesë që nga sheshet dhe ambientet e përbashkëta deri te plazhet dhe pyjet. Pikërisht këto prona janë objekt i bizneseve të mëdha që kërkojnë ti marrin nga shteti për shkak të kostos së ulët. Në këtë mënyrë, procedura e marrjes së një prone apo privatizimit të saj tashmë nuk ka nevojë për debat në Këshillt Bashkiak, por mjafton që një biznesmen të “bindë” me mënyrë ta ndryshme një pjesë të tyre. Një ndryshim i tillë, praktikisht është vjedhje e pronës me ligj.

Lidhur me këtë ndryshim, PD denoncoi sot dhe një skemë tjetër që i kalon të gjitha këto prona nga duart e pushtetit vendor, në administrimin e qeverisë. Sipas ish-deputetes Dhurata Çupi ndërhyrja në këtë ligj të qeverisjes vendore vjen paralel me ligjin e ri për “Korporatën e Investimeve”, një institucion i ri që drejtohet nga qeveria. Korporata e Investimeve do të vendos më pas për pronësinë e re të pronave të tjetërsuara publike. Pra, pas votimit me shumicë të thjeshtë në Këshillat Bashkiakë të pushtetit lokal, një pjesë e pronave të tjetërsuara do të kalojnë “në fondin e Korporatës së Investimeve”, e cila drejtohet nga kryeministri.

Në këtë mënyrë kryeministri dhe qeveria jo vetëm marrin kompetencat e pushtetit vendor, por edhe sigurojnë grabitjen e pronave me ligj të veçantë.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligj:

Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

Ndërkohë që në nenin 55, pikat, 3 dhe 4, parashikohet se:

Neni 55

Votimi

3.  Vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit për rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “f”, “g”, “gj”, “i” dhe “j”, të nenit 54, të këtij ligji.
4. Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të këtij ligji.

Argumentet e Presidentit Meta për kthimin e ligjit që u miratua nga PS  

SHKARKO APP