Qytetarët e Tiranës kanë në dorë sot në orën 16:30 fatin e Demokracisë. Tirana në shtetrrethim nga policia, asnjë nuk lejohet të hyjë në kryeqytet
Sot në orën 16:30, Aleanca për Teatrin ka bërë thirrje për një protestë madhështore para ministrisë së brendshme e në Bulevard kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kundër dhunës e arrestimëve, kundër pushtetit që po kthehet në diktaturë nga pak e përditë, kundër varfërisë, kundër masave qeveritare që e mbajnë Tiranën si “zone e kuqe” vetëm nga frika e valës së protestave.
Regjisori Budina dhe krejt artistët ftuan që dje të gjithë qytetarët të bashkohen në manifestim kundër shembjes së Teatrit, të cilin ai e cilëson një akt terrorist.
Po kështu Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi vendosën mbrëmë të ftojnë sot gjithë Shqipërinë në ora 16:30 të mblidhen për të protestuar.
Ndërkohë kryeministri i frikësuar nga protesta, e cila do të jetë e madhe, ka urdhëruar policinë e shtetit të vendosë postblloqe kontrolli në çdo qytet e rrugë të Shqipërisë. Ata po kontrollojnë dhe bllokojnë njerëzit e nisur drejt Tiranës. Ndërsa hyrjet në Tiranë janë kthyer në ferr të vertetë sepse policia kontrollon dhe ndalon hyrjen në kryeqytet nga frika e mbledhjes së qytetarëve kundra qeverisë. Por prapë se prapë nga qytetet e vendit kanë arritur të hyjnë në Tiranë.
Por do të jetë Tirana dhe Kamza ata që sot në ora 16:30 do të tregojnë forcën e shpirtit popullor të revoltuar, pasi lëvizja brenda kryeqtyetit dhe nga Kamza nuk ndalohet dot nga policia.
Ndaj ndonëse me masat ekstreme të terrorit policer nga Rilindja, do të jetë Tirana dhe Kamza, dy qendrat të cilat do mbushin bulevardin.
Mësohet se mbrëmë vonë janë pastruar tunelet e kohës së Enverit nga ministria e Brendshme dhe nga kryeministria të cilët të nxjerrin në malin e Dajtit. Pastrimi u bë për t’i patur të gati nëse situata precipiton rrezikshëm për qeverinë. Një pjesë e Gardës është futur në këto tunele, duke rregulluar një fragment të tunelit sepse nuk kalon dot njeriu i gjatë si kryeministri, ose Rama do të kalojë barkas.