Qytetarët raportojnë dëme në një pallat në Tiranë. Policia largon banorët

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 dhe lëkundja e sotme me magnitudë 5.3, kanë shkaktuar dëme edhe në Tiranë, përveç Durrësit dhe Thumanës.

Qytetarët kanë raportuar se një pallat në “Rrugën e Kavajës” është anuar si pasojë e lëkundjeve. Sipas qytetarëve, pallati ka pësuar çarje që mund të jenë të rrezikshme.

Pas denoncimeve në media, policia ka rrethuar zonën dhe ekipe të specializuara janë thirrur për të vlerësuar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se banorët janë evakuuar nga pallati për të shmangur ndonjë tragjedi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?