A do të ndryshojë Kryeministri kabinetin qeveritar brenda korrikut?

“Pritet që agjendës së kësaj mbledhje t’i shtohet edhe tema e ndryshimeve në qeveri si dhe zëvendësimi i mundshëm i zotit Balla në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar”- shkruan “Zëri i Amerikës”. Pra flitet për mbledhjen e ditës së hënë (datë 10 korrik 2023) ku kryeministri do të flasë para grupit të deputetëve të PS-së.

“Tema e ndryshimeve në qeveri”, ky togfjalësh që po qarkullon prej disa ditësh, mund të sjellë ndryshime radikale në qeverinë e zotit Rama.

Taulant Balla e ka të sigurtë karriken e ministrit të brendshëm, ndërkohë nuk dihet se kujt do t’ja besojë kreun e grupit parlamentar socialist.

Por nuk besohet se kjo mbledhje do të kalojë pa debate, sepse aty mbetet stoik Fatmir Xhafaj, i cili ka kritikuar qeverinë në disa veprime të saj. Megjithatë pritet nesër mbledhja e deputetëve të PS-së dhe fjala e kryeministrit që do të vendosë për ndryshime në kabinet apo vetëm Bledi Çuçi do të jetë “koka e turkut”.

 

SHKARKO APP