Rama:A janë Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj dhe Ramë Gecaj, mafiozë të drogës?!

Parlamenti sot ka njohur një debat të fortë dhe dhëmbë për dhëmbë mes Edi Ramës e Lulzim Bashës. Filloi me emrat e familjarëve të tyre. Basha përmendi vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën, si njeri që punon për interesa private, duke shfrytëzuar pushtetin e kryeministrit. Ndërsa Edi Rama i përmendi kryetarit të PD-së, kunatin e tij. Debati mori me tepër në zjarr kur Lulzim Basha theksoi se kryeministri është kthyer qeverinë në shërbim e bashkëpunim të oligarkisë. Në këtë moment është ngritur kryeministri duke ngritur zërin në lidhje me dhënien e disa lejeve të ndërtimit në mes të Tiranës dhe koncensioneve disa emrave VIP nga bota e biznesit, për të cilët PD aludoi, e jo vetëm për këta, se po pastrojnë paratë e drogës dhe krimit.

Edi Rama u ngrit pas kësaj akuze dhe përmendi disa emra nga bota e biznesit.

“A pastrojnë paratë e drogës, pra Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Ram Gecaj dhe Bashkim Ulaj, të cilët po ndërtojnë dhe bashkëpunojnë Partneritet Shtet-Privat?!”. Përmendja e këtyre emrave shkaktoi një heshtje në sallë, pasi të katër janë biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë.

Rama e sfidoi Bashën të flasë pë rata që i quajti miq të Bashës dhe mbështetës të Partisë demokratike kur tha: “Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash? Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë. Këto 4 njerëz janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kanë bërë pasuri kur ti ishe në Hollandë dhe nuk guxon ti të thuash që pastrojnë drogë. Hajde këtu më thuaj, Zamir Mani është pjesë e skemës së pastrimit? Shefqet Kastrati është pjesë e PPP. P e kanë edhe D, janë PD. Bashkim Ulaj, Ramë Geci, kanë bërë kërkesë të ndërtojnë dhe le të ndërtojnë. Kurrë nuk kam penguar njeri të ndërtojë në këtë vend dhe do të zhvillojë këtë vend”.

VIDEO/DEKLARATA E EDI RAMËS PËR BIZNESMENËT
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155314532966523/

Mjeshtërisht kryeministri me përmendjen e këtyre emrave VIP të botës së biznesit bëri që PD të mos thotë asgjë me asnjerin prej këtyre emrave, pasi një pjesë kanë qenë kontributor të PD, ndër vite.

Emrat e Zamir Manes, Shefqet Kastratit, Ram Gecajt dhe Bashkim Ulajt ishin një anije e madhe shpëtimi për kryeministrin, i cili i nxori në publik në sallën e Kuvendit, për të larguar sulmet e PD ndaj qeverisë.

Në të vertetë këto emra janë kontribuesit me të mëdhenjë të buxhetit të shtetit, por edhe të lejeve të ndërtimit, koncensioneve, etj.   Gjatë deklaratës së tij, teksa përmendte emrat e biznesmenëve të njohur, Rama i është drejtuar shpesh herë Bashës me shprehjen “mos më shkel syrin”. Një shprehje e tillë (të paktën këtë sinjal dha Rama për publikun), nënkupton se mes kryeministrit dhe kreut të PD ka komunikim edhe në mënyrën sesi duhet të sillen në publik dhe çfarë duhet të thonë.

Ndërkohë Basha i kujtoi se kur ishte në opozitë, këta emra dhe të tjerë Edi Rama i cilësonte si pjesë të oborrit të Sali Berishës. “Ndaje mendjen, të kujt janë këta…”,- tha kreu i PD.

Lulzim Basha ngriti një pyetje të drejtëpërdrejtë për kryeministrin: “Mbrohet pas emrave të përveçëm, por mua nuk më komplekson dot, se nuk jam ti. Unë nuk i ndaj njerëzit, e në veçanti investitorët në të djathtë e të majtë, por në të ndershëm apo të pandërshëm. Në atë që punojnë më trasnparencë dhe ata që punojnë me paratë e drogës. Në ata që kanë kontribuar dhe kanë rritur ndërmarrjet e tyre dhe punesimin e Shqipërisë, dhe në ata që janë kriminelë biznesmenë që është shpikja jote Edi Rama. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk të beson më njëri dhe kanë sjellë njerëz të të mbikqyrin dhe po të bëjnë gati atë që të pret. Pse? Sepse i gjejnë këtu në tiranë dhe anëembanë Shqipërisë kriminelët që po kërkonin në Europë. Po këtu janë biznesmenë, janë kryetarë bashkisë, janë drejtorë të mëdhenj, janë deputetë. Kush i bëri? Unë apo ti? Sigurisht që i bëre ti.” – tha Basha.”- shtoi Basha.

VIDEO/PËRGJIGJA E BASHËS PËR KRYEMINISTRIN 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1692016504182857/

SHKARKO APP