Rama, ambasadorit LU:Nuk do të flas me Obamën për fushën e basketbollit

Ishte folur se kryeministri Rama ka një fushë basketbolli në kryeministri, pasioni i tij i dikurshëm.

Por sot në SHBA në përfundim të fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut në Washington, kryeministri Rama ka marrë pyetje nga të pranishmit në atë takim.

Ndërsa shumica e pyetjeve kishin lidhje me çështjen e terrorizmit  apo krizën e emigrantëve, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e pyeti për basketbollin.

Donald Lu: Amerikanët dashurojnë basketbollin zoti Kryeministër. A ka diçka për të cilin basketbolli ju ndihmon që të jeni një Kryeministër më i mirë? Për të gjithë ata që nuk e dinë, Kryeministri Rama jo vetëm që ka ndërtuar një fushë basketbolli në ambientet e Kryeministrisë, por ai ka vendosur një kosh basketbolli edhe në zyrën e tij, ndaj edhe mund të gjesh në të ndonjë send të thyer.

Kësaj pyetje të diplomatit amerikan, kryeministri shqiptar i ktheu përgjigjen: “Kjo nuk është një çështje për të cilën do të flas nesër me Presidentin Obama; për fusha basketbolli në institucione apo për mënyrën se si basketbolli të ndihmon të jesh më i mirë se të tjerë”

Pak ditë më parë në media u publikuan foto nga fusha e basketbollit që Rama ka ndërtuar në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë

SHKARKO APP