Rama:Lul-artisti, ke 23 padi për shpifje. Zgjedhjet po vijnë, mbahu fort!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj konferencës për media të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Rama thotë se në deklaratën e kreut të opozitës, Departamenti i PS Antishpifje ka gjetur material për 23 padi.
Pritet që kryeministri Edi Rama të nis procedurat për kallëzim ndaj kreut të PD-së. Në reagimin e tij, Rama përmend edhe zgjedhjet që po vijnë. Ai thotë që tani ka nisur shqetësimi i Bashës për zgjedhjet, ndaj e paralajmëron të mbahet fort.
“Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”,- shkruan kreu i qeverisë.
Nuk dihet nëse kryeministri e ka fjalën për zgjedhjet e qershorit që vjen, apo ka në mendje atë që deklaron Lulzim Basha, se zgjedhjet mund të vijnë dhe më herët dukë futur vendin në proces elektoral të parakohshëm parlamanetar.
Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje😳Konferencë shtypi me diare intensive më thonë🤭E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës😉Mbahu fort🥚
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2018
Basha deklaroi sot se dosja “Dako” dhe “Tahiri” janë shembujt e kriminalizimit të qeverisë dhe drejtimit të vendit nga një klikë kriminale.
“Fenomeni i bashkëpunimit me krimin ka qenë strategji për zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin”, -Kështu u shpreh Lulzim Basha në një deklaratë për mediat paraditen e së martës, duke iu referuar qeverisë. “Sot, kundërshtari ynë politik është i kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të PS-së që mos të jetë eksponent i krimit”, tha Basha.
Video/Konferenca e Lulzim Bashës për gazetarët, ndaj se cilës Rama do bëj 23 padi
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190052851925714/