Rama, Bashës: Mos bëj sikur po këputesh e ngrysesh për njerëzit, por hajde e bashkëpuno!

Takimeve të Lulzim Bashës me qytetarë të prekur nga tërmeti dhe thirrjeve për qeverinë që të marrë masa, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur duke thënë se situata emergjente nuk duhet përdorur për politikë.

Kryeministri i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike me një thirrje, për të bashkëpunuar në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi.

I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë… Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”,- shkruan Rama në Twitter.

SHKARKO APP