Rama batuta me një “trumpist” te rruga e re Rrilë-Hidrovor në Lezhë
Edi Rama shquhet për batutat kur del në bazë, në takime me qytetarët. Këtë pasdite ai ishte në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales.
Gjatë takimit me banorët, Rama u ndal një moment tek një prej tyre, ku vuri re një detaj, kapelën që mbante një i moshuar me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).
Rama: Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare, ku e ke gjet?
Banori: Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump
Rama: Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?
Banori: Më mirë se Amerika…
KOHA JONË SONDAZH

