Rama, Berishës: Kur vdiq Hysni Kapo ia bëre Vitos fustanin qull me lotë!

Ish-kryeministri Berisha është përpjekur të justifikohet përse nuk ka qenë mjek i regjimit duke thënë se ka refuzuar vetë. Por në një intervistë të dhënë në emisionin “Opinion” kohë më parë ai thotë se u refuzua për shkak të prejardhjes së tij nga veriu.

Teksa deklaronte sot në Parlament se ka refuzuar të jetë mjek i komunistëve, Berisha është thumbuar nga kryeministri Rama. Rama kujtoi udhëtimin e Berishës në varkë me familjen e diktatorit, saktësisht me djalin e Enverit. “Nuk merrem me gratë e rinisë tënde, Vitoja, Nexhmija, kanë qenë gratë e adhuruara të rinisë tënde. Diku mundeshe, diku nuk mundeshe. Andi Bushati nuk bëri zgjedhje, po ti pse u turre aty me kokë. Ti kishe nevojat e tua, ambiciet e tua, si komunist i ri. Mos e thuaj që nuk kam pranuar të bëhem mjeku personal se e di sa keq dukesh. Nuk e kuptoj lidhjen e valixhes së drurit me të parët e tu dhe të parët tanë. Llogarite tani, ke bërë xhiro me varkën e Sulos vetëm që të shihje Nexhmijen tek varte rrobat. I flisje djalit të Nexhmijes kundër partisë? Prandaj qaje kur vdiq Hysniu dhe ia bëre Vitos fustanin qull. Ti bën sikur ke ardhë nga Hëna të na shpëtosh me shpatë nga komunizmi,” tha Rama.

SHKARKO APP