Edi Rama, betejë për jetë a vdekje për të futur nën kthetra drejtësinë

Reforma në drejtësi nuk po del siç u nis. Apo siç premtoi ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE. Tashmë po duket më shume se kurrë se Edi Rama po starton fuqishëm duelin final, duke futur në dorë organet e Vettingut, ditët e fundit SHISH e pas pak ditësh Prokurorin e Përgjithshëm. Frika në PS dhe sidomos në qeveri pas skandalit Tahiri dhe dosjes Habilaj, ka ndezur sirenat e alarmit se mund të përfundojnë në burg gjysma e qeverisë dhe plotë të tjerë të lidhur me kryeministrin.

Po hidhen dhjetëra milionë euro për të blerë Vettingun. Po investohen shuma marramendëse për të hequr prokurorët dhe gjyqtarët që nuk ia kanë pas vetes në gjyqet që mund të zhvillohen. Miliona jo të paktë po jepen për të larguar kreun e SHISH, apo më shumë se disa milionë për të kapur edhe kryeprokurorin e Republikës, pasi Llalla ndodhet në dilemën kushtetuese nëse ka të drejtë të qëndojë më si prokuror.

Gjyqet po afrojnë. Arrestimet VIP janë afër dhe sekuestrime pronash do këtë jo pak. Ndaj PS dhe Edi Rama janë në dilemën e ekzistencës apo të burgut. Jo vetëm këta, edhe nga PD e LSI.

Por burgu do jetë më i madh në PS. Janë në qeveri, kanë vjedhur jashtëzakonisht shumë, janë lidhur me bandat e drogës, kanë blerë zgjedhjet me paratë e pista. Edhe burgu i ministrave dhe zyrtareve të PS do jetë në progresion gjeometrik me burgun e palëve të tjera politike.

Ndaj, kryeministri i djegur nga skandali Tahiri apo ndonjë ministri tjetër që mund të plasë së shpejti, po bën çdo makinacion dhe pazar që të marrë sistemin e ri të drejtësisë në dorë.

Nëse ndodh kjo që ka filluar të konturohet, atëherë reforma ishte lojë siç e tha bukur Arian Çani, ku Rama dhe disa ambasadorë punuan dhe u paguan për të kaluar drejtësinë nga ish-kryeministri Berisha te kryeministri Rama.

Pra, prapë drejtësi e blerë. Nëse kryeministri ia arrin të marrë drejtësinë siç po tenton, atëherë zgjidhja mbetet revolucioni popullor.

SHKARKO APP