Rama-Blushi përplasen në Korçë. Njeri në kinema e tjetri në pallat sportit

Sot ne Korçë dy takime socialistesh ne nje ore e kunder njeri tjetrit. Edi Rama i ka organizuar me befasi nje “antimiting” rivalit të tij. Ai dhe Ben Blushi “përplasen” sot në Korçë por, jo të dy do të jenë në të njëjtin mjedis. Blushi kishte lajmëruar disa ditë më parë se sot do të zhvillojë një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës për në ora 17:00 në mjediset e Kinema Millenium.

Ndërsa 24 orë pas publikimit të këtij lajmi u bë e ditur se edhe Rama do të jetë po sot, në një tjetër tubim, por një orë më herët, në orën 16:00 dhe në Pallatin e Sportit. Ben Blushi ka shpërndarë prej ditësh ftesën për simpatizantët e tij por vetëm dje u mësua se edhe Rama do të shkojë po sot në Korçë. Mbetet te shikohet se si do te jene sallat e sejcilit, plot apo bosh.

SHKARKO APP