Rama: Deklarata e Berishës për Bularatin, një pisllëk

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një “pisllëk” deklaratën e Sali Berishës për ngjarjen e Bularatit ku u vra shtetasi shqiptar me pasaportë greke, Kostandinos Kacifas.

Berisha deklaroi se duhej një hetim transparent për ngjarjen. “Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë?Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët?”,- shkruan Edi Rama në një reagim në Twitter.

 

Deklarata e Sali Berishës në Facebook:

SHKARKO APP