Rama dhe Meta u takuan prapë tek vila 30. Ka patur tone të larta debati
Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan sot në mesditë në takim tek rezidenca qeveritare ‘Vila 30’, pak pasi Qeveria njoftoi për largimin e Shkëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe emërimin në vend të tij të ministrit Arben Ahmetaj.
Takimi mes dy krerëve të koalicionit qeverisës nisi në orën 13:00 dhe përfundoi në orën 14:30. Në takim ishin të pranishëm edhe disa deputetë të mazhorancës. Biseda mendohet të jetë përqëndruar në ndryshimet në kabinet dhe tek reforma në drejtësi. Pas takimit, as Rama, Meta dhe deputetët nuk u prononcuan për mediat.
Ka informacione të besueshme nga selia e PS-së se nuk ka shkuar qetë takimi mes Ramës dhe Metës. Ndaj nuk pati asnjë deklaratë apo prononcim për mediat nga dy palët. Thuhet se Meta i ka kërkuar kryeministri ndryshime drastike në qeveri e në mënyrën e qeverisjes dhe jo “shërbetisje” muresh të kabinetit. Por Rama nuk ka pranuar, duke thënë se ” e di vetë ca bëj!”.