Rama dhe ministrat e shtatorit
Edi Rama ka plot 77 deputetë që votojnë çka ndërmend të ndryshojë për strukturen e re të qeverisë. Por burime të besuara tregojnë se kryeministri Rama ka në plan të ndryshojë mënyrën e strukturës së ministrive. Ndaj po përgatit me Fatmir Xhafën, njeriu ekspert për ligjet, projektet për ndryshimin e ministrive. Disa bashkohen në një ministri më të madhe sië ka në plan të ndryshojë krejt mënyrën e funksionimit të agjensive dhe institucioneve nën varësinë e qeverisë.
Qeveria e re, e cila po strukturohet për në shtator:
1-Edi Rama, Kryeministër
2-Saimir Tahiri, zv/kryeministër
3-Arben Ahmetaj, ministër ekonomisë dhe financave
4-Fatmir Xhafa, ministë i brendshëm
5-Veton Surroi, ministër i jashtëm dhe Integrimit
6-Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes
7- Olta Xhacka, ministre mirëqënies sociale, rinisë dhe emigrantëve
8-Halim Kosova, ministër i shendetsisë
9-Vasilika Hysi, ministre e drejtësisë
10-Erion Braçe, ministër bujqësisë dhe mjedisit
11-Taulant Balla, ministër i transportëve
12-Ervin Bushati, ministër i Turizmit dhe territorit
13-Damian Gjiknuri, ministër energjitikës
14-Fidel Ylli, ministër i sporteve
15-Elisa Spiropali, ministre e arsimit dhe kulturës
Mësohet se ka debate në grupin e punes nëse duhet një ministri e vetme për emigracionin që të merret direkt me emigrantët për hallet e tyre, por edhe për t’i regjistruar në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2021 të votojnë për zgjedhjet parlamentare.