“Rama dhe Vuçiç ranë dakord në Davos për zhbërjen e Kosovës”

Sipas juristit Dastid Pallaska, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ta zhbërë Kosovën ishin marrë vesh në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Pallaska ka cituar presidentin Vuçiç, i cili pas takimit me Ramën kishte thënë se “Shqipëria është me ne”.

Mbrëmë në emisionin “Pressing” në televizionin “T7” në Prishtinë, ishte i ftuar juristi Dastid Pallaska. Gjatë kësaj interviste, Pallaska deklaroi se si Rama e Vuçiç kanë marrëveshje mes tyre. Ai u është referuar deklaratave që kishte dhënë Vuçiç pas takimit me Ramën, ku ndër të tjera kishte thënë se “Shqipëria është me ne, por nuk mund të flasë më shumë sepse nuk është fer ndaj kolegut tim, Edi Ramës pasi që ai nuk e ka njoftuar askënd as në Shqipëri, e as në Kosovë”.

Pallaska ka deklaruar se Serbia do ta njohë Kosovën kur të shkrihet në Shqipëri. “Serbia po synon me kriju Jugosllavinë e fundit. Në Davos të Zvicrës, në janar të këtij viti, presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë pajtuar që katër shtete të Ballkanit Perëndimor ta krijojnë një zonë ekonomike, që do ta ketë një sistem unik doganor. Nëse e citoj drejt deklaratën e Vuçiqit, pas atij takimi, kishte thënë me Shqipërinë kemi biseduar, Shqipëria është me ne, por nuk mund të flasë më shumë sepse nuk është fer ndaj kolegut tim, Edi Ramës, pasi që ai nuk e ka njoftuar askënd as në Shqipëri, e as në Kosovë”, ka thënë Pallaska.

“Definitivisht opsioni është që Kosova me e shkri subjektivitetin juridik ndërkombëtar në Shqipëri, dhe ashtu me pranu Serbia, sepse Serbia e njeh Shqipërinë. Edhe tash kur krijohet një Shqipëri e Madhe, krijohet një Serbi edhe më e madhe. Tash qajo Serbi shumë e madhe me Shqipërinë e Madhe, dhe me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë me qenë pjesë e një zone ekonomike apo një sistemi doganor, në të cilin Serbia do ta ketë edhe primatin politik dhe ekonomik, vetëm pasi që është shteti më i madh”, deklaroi juristi Pallaska.

https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/299251530680426/

SHKARKO APP