Edi Rama:Do marrim muxhahedinë, por nuk biseduam për ta me Kerryn

Edi Rama i ka mohuar komentet e shtypit se Xhon Kerry kishte ardhur në Tiranë për çështjen e pritjes nga Tirana të mbi 2 mijë muhaxhedinëve, por ai e ka pranuar se qeveria shqipëtare do ti presë ata. Fill pas përfundimit të deklaratës për shtyp me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, në një prononcim për Top Channel, kryeministri Edi Rama tha se nuk është diskutuar me kryediplomatin amerikan çështja e muxhahedinëve, por reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rama tha se Shqipëria i respekton angazhimet që ka marë.

“Eshtë një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”, u shpreh Rama.Kryeministri foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se ka mbështetjen e Uashingtonit  si pjesë e reformave të përgjithshme të vendit.

SHKARKO APP