Rama: Emocion kuqezi pak minuta përpara takimit kuqezi
Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, në orën 12:00 me orën lokale.
Takimi do të zhvillohet në sallën “The Cooper Box”, në Queen Elizabeth Olympic Parc.
Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në pranverën e vitit të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.
Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.
Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.
Takimi i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 nëntor.