Rama flet për hetimet ndaj Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotmë në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale hetimet e Prokurorisë ndaj kompanisë “Bankers Petrolium”, që operon në fushat e naftës në Patos-Marinzë.

“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro. Shyqyr që ka ardhur dita ku prokuroria heton në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar. Por koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza”, tha mes të tjerash Rama.

Koncesioni është miratuar nga qeveria e Fatos Nanos për 30 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka akuzuar disa zyra “konsulence”, ku pas tyre fshihen ish-deputetë e ish-ministra të PS dhe PD të cilat kanë marrë nga Bankers 11.5 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?