Rama fyen rëndë: Lulzim Basha është “një shalqi i papjekur, kungull fare”!

Fushata elektorale njeh akuza dhe fyerje, ndonëse nuk duhet dhe nuk është etike. Kjo fushatë e kësaj radhe, pas një marrëveshje-pazar në mesnatë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, nuk ka patur akuza të rënda mes PD dhe PS. Me shumë ka patur dhe ka akoma mes PS dhe LSI, ku militantët dhe drejtuesit e PS kanë sulmuar egër LSI, bile duke i dhunuar.

Por sot kryeministri Rama nga Paskuqani në Tiranë ka përdorur një fjalor denigrues dhe fyes ndaj liderit të opozitës ku ndër të tjera tha se” Lulzim Basha është një shalqi i papjekur, një kungull fare nga truri”. Kjo është fyerje e madhe, pasi jo vetëm që mbetet një gjuhë vulgare, por tregon edhe merakun e PS-së se mos PD-ja po rritet në këto ditë të fundfushatës elektorale dhe prish marrëveshjen e 17 majit duke u lidhur me LSI. Sondazhet e Tiranës tregojnë se PS-ja ka bjerrje të madhe votash në Tiranë, pavarësisht punës titanike të Erion Veliaj.

Akuzat dhe ironia e kryeministrit se ” Lulzim Basha është një shalqi i papjekur, një kungull fare nga truri” tregon se nuk janë punët si me 17 maj, ndaj Edi Rama tallet dhe mundohet ta denigrojë Liderin e Opozitës në mënyrë që ta nxjerrë para publikut si një njeri i papjekur që nuk mund ti besohet qeverisja e vendit.

SHKARKO APP