Rama: “Greqia të heqë Ligjin e Luftës!”, kurse Berisha hesht!
Rama dhe Berisha në dy qëndrime të ndryshme në raport me Ligjin e Luftës me Greqinë.
Gazeta greke ‘Ta Nea’ i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, teksa ka kryer edhe një intervistë me Ramën të fokusuar tek marrëdhëniet mes dy vendeve Greqi dhe Shqipëri, por duke folur edhe për zhvillimin e Shqipërisë dhe perspektivën drejt BE-së.
Kryeministri shqiptar u ndal gjatë intervistës edhe te ligji i luftës që Greqia e ka ende aktive ndaj Shqipërisë. Rama bën thirrje që ky ligj të hiqet, teksa e sheh si pengesë për marrëdhëniet normale mes dy vendeve. Me rëndësi për Ramën, në marrëdhënien mes dy vendeve është edhe përcaktimi i zonës detare.
Ndërkohë lideri demokrat Berisha që ishte dje në Athinë në takim me emigrantët, foli për gjithçka dhe mirë bëri, por nuk tha asnjë fjalë kundër Ligjit të Luftës që Greqia ka akoma në fuqi me Shqipërinë.
Berisha kur ishte President ndëshkoi disa emra nga minoriteti që punuan kundër vendit tonë. Në dritën e fakteve historike, veproi mirë sepse i tregoi dhëmbët Greqisë, asokohe. Por të bën përshtypje se pse heshti mu në mes të Athinës për Ligjin e Luftës. Natyrisht që Berisha bën kalkulime politike elektorale, sepse kishte edhe Fredi Belerin në takim me shqiptarët, por duhet të kërkonte hapur në Athinë që qeveria greke të heqë Ligjin e Luftës.
Nëse krahason fjalimin e kryeministrit Rama në Athinë para disa muajve, dhe të djeshmin nga Berisha, janë si nata me ditën. Dhe në këtë rast fjalimi i Edi Ramës ka hyrë në histori si fjalim atdhetar dhe kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

