Rama i mori të gjitha, opozita rri të oxhaku!

Kryeministri Rama, më i rrezikshëm se kryeministri hungarez Orban, po rrëmben gjithçka. Më arrogant se edhe lideri koreano-verior dhe me ministra që vjedhin e përlajnë me PPP e koncensione rrugësh, qindra milionë euro; ai po bën ligjin mbi LIGJIN.

Dje mori edhe ministrinë e brendshme. Tani po merr edhe KLGJ, KLP dhe gjithë KKK-të e PPP-të e tjera!

Autostradat po jepen me koncensione me çmime stratosferike, investimet e huaja kanë rënë drejt nivelit zero, bandat ndjehen të qeta, mazhoranca blindohet, kurse opozita e cila duhej të shkundte qeverinë e krimit, siç e akuzon; ka filluar të ngrohet te oxhaku. Dalin në ndonjë protestë sa për ta regjistruar se ishin, ndezin ndonjë fishekzjarr, por protestë finale me përballje nuk po bëjnë.

Premtuan se në shtator bëhet “nami”, më pas e shtynë në tetor, po ikën nentori dhe po vjen dhjetori. Asgjë finale!

Vetëm rrena!

 

SHKARKO APP