“Rama IK”, protesta kombëtare përmes fotove
Opozita zhvilloi të shtunë protestën e 6 kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrin dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Tubimi ishte ndër më masivët e zhvilluar ndonjëherë në Tiranë. Fotot nga protesta konfirmojnë se qytetarët zbritën në shesh si asnjëherë më parë.
Në orën 19:00 ka nisur protesta kombëtare e opozitës. Mijëra qytetarë kanë vërshuar nga të katër anët e Tiranës për t’u mbledhur në sheshin para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të krijojë kushtet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Me mijëra qytetarë me thirrjet ‘Rama ik’, po i bashkohen në këtë moment protestuesve të tjerë që po vijnë nga rrethet. Sipas llogaritjeve paraparake, më shumë se 65 mijë qytetarë kanë ardhur nga rrethet.
Vetë organizatorët e protestës kanë marrë masa që të mos ndodhin incidente nga ana e protestuesve. Më shumë se 30 të rinjtë me shirit të bardhë në krah jave vendosur në rresht para forcave të rendit që qëndrojnë në oborrin e jashtëm të Kryeministrisë.
“300 të rinj të forumeve rinore do të qëndrojnë përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën dhe per te garantuar mbarevajtjen e protestes. Të rinjtë do të mbajnë një shirit të bardhë në krah“,-njoftoi Partia Demokratike.
Zhvillimet minutë pas minute
ORA 19:07: Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë. Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur dhunë ndaj institucioneve dhe gaz lotsjellës e forma të tjera të përdorura nga policia.
ORA 19: 05 Kreu i PAA, Agron Duka deklaroi për Report TV, se opozita po lufton për një kauzë të drejtë teksa deklaroi se është kundër dhunës pavarësisht se zemërimi popullor nuk mund të menaxhohet lehtë. “Ne luftojmë për një kauzë të drejtë dhe përveçse janë dokumentuar që zgjedhjet janë të vjedhura, politika është e lidhur me krimin. Edhe unë kam të njëjtin apel. Jemi kundër dhunës. Nuk është shumë e lehtë për arsye të zemërimit popullor”, deklaroi Duka.
VIDEO LIVE
ORA 18:50 -Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për RTV Ora u shpreh se forca politike që ai përfaqëson i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve nga ana e policisë. Gjithashtu Braimllari theksoi se qytetarët nga rrethet janë penguar nga bashkitë përkatëse që të marrin pjesë në protestë duke i shoqëruar në komisarit dhe duke i bërë presion.
Mesazhe paqeje nga protestuesit. Të rinjtë me shirit të bardhë para policisë
ORA 18:30 – Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.
Protesta e opozitës, qytetarët e Fierit: Policia po na ushtron presion
Teksa në Tiranë kanë nisur përgatitjet për protestën e radhës së opozitës, nga Fieri, por edhe nga rrethet e tjera janë nisur drejt kryeqytetit.
Raportohet se qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, mjete të transportit publik apo autovetura private. Pak minuta përpara nisjes, kreu i demokrateve fierak, Luan Baçi ka akuzuar policinë se po ushtron presion te qytetarët, për të mos lejuar që të marrin pjesë në protestë. Sipas tij policia i ka bërë presion edhe një anëtari të kryesisë së PD dega Fier.
Pa nisur protesta, policia shoqëron 20 persona në komisariat
Vetëm pak orë para protestës së gjashtë kombëtare të opozitës së bashkuar kanë nisur tensionet e para mes protestuesve dhe policisë. Në Elbasan janë shoqëruar personat e parë, dhe kjo pa asnjë motiv. Sipas kreut të Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona, pa asnjë motivacion duke i mbajtur 2 ose 3 orë në komisariat, duke i penfuar kësht ardhjen në Tiranë për të protestuar. Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjdhjeve lokale të 30 Qershorit.
Ambasada e SHBA thirrje protestuesve dhe policisë: Larg dhunës!
Ambasada amerikane ka apeluar për protestë paqësore pak orë para nisjes së saj. Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve dhe forcave ligjzbatuese të përmbahen. Nga ana tjetër thotë se nxitja e përplasjeve, hedhja e lëndëve plasëse është e paligjshme dhe autorët duhen vënë para përgjegjësisë.
Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA: Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, apelon ambasada e SHBA.
Ambasada e BE në Tiranë, ka bërë thirrje opozitës dhe autoriteteve të qeverisë që të garantojnë zhvillimin paqësor të tubimit.
Zhvillimet minutë pas minute
ORA 18:50 -Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për RTV Ora u shpreh se forca politike që ai përfaqëson i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve nga ana e policisë. Gjithashtu Braimllari theksoi se qytetarët nga rrethet janë penguar nga bashkitë përkatëse që të marrin pjesë në protestë duke i shoqëruar në komisarit dhe duke i bërë presion.
Mesazhe paqeje nga protestuesit. Të rinjtë me shirit të bardhë para policisë
ORA 18:30 – Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.