Rama ironi me çadrën e Bashës, PD-ja i përgjigjet me “funeralin” e PS

Edi Rama ka dy ditë që fut fotomontazhe ironike në profilin e tij në Facebook. Sot ka postuar Bashën në një “çadër” nga Pylli i Bedenit në Kavajë, por nuk ka vonuar PD-ja i është përgjigjur me një tjetër gjetje ironike për Edi Ramën.

 Fotomontazh nga Edi Rama

Çadra e opozitës është “pushtuar” këtë të dielë nga një muzikë funebre, teksa shumë prej qytetarëve po ndezin qirinj.

Gjithkujt mund t’i ketë shkuar mendja tek një funeral në nder të një protestuesi i cili humbi jetën në shtëpinë e tij disa javë më parë, por nuk është ky rasti.

Në çadrën e opozitës po i bëhet “funerali Rilindjes”.

Organizatorët e opozitës kanë shtruar një tapet të kuq që të çon drejt një libri shënimesh, aty ku “dergjet” e vdekur qeveria. Pranë janë vendosur gjithashtu edhe dy kurora lulesh, njëra nga “Populli” dhe tjetra nga Njëria nr.5 e PD-së në Tiranë.

Në foton e funeralit, është vendosur Kryeministri dhe i gjithë kabineti ministror.

SHKARKO APP