Rama për Presidentin:Po bisedon me Kushtetutën për dekretet e ministrave!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vonesën e dekreteve të emërimit të ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi nga kreu i shtetit. Rama tha kreu i shtetit po bisedon me Kushtetutën.
TCH: Zoti kryeministër, a jemi përballë një krize kushtetuese për aq kohë sa Presidenti nuk ka dekretuar dy ministra?
Kryeministri Rama: Mos u mërzisni, nuk ka asnjë problem. Ministrat vazhdojnë punën.
TCH: Keni biseduar me Presidentin për dekretimet?
Kryeministri Rama: Nuk kam nevojë. Presidenti bisedon me Kushtetutën, Kushtetuta bisedon me Presidentin dhe pasi merren vesh bëhet dekretimi.
TCH: Po kur nuk merren vesh?
Kryeministri Rama: Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë me “nëse”. Kjo, sepse kemi atë frazën e bukur shqipe, që nuk ka nevojë t’iua kujtoj, sepse të gjithë e kanë parasysh tani.