Rama: Ja kategoritë që përfitojnë ulje të plotë të tarifës së studimit

Studentët ka qenë kryefjala e mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije vendimet që janë marrë lidhur me 8 kërkesat e studentëve.

Pjesë nga deklarata

Arsyeja e kësaj konference vjen pas mbledhjes të sapopërfundur të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, të paktit të Universitet të cilin do e bëjmë publike mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojmë përtej tyre, siç e kishim thënë për të masivizuar potencialin e krijuar nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese, e cila duhet të thellohet.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773584289642579/

Studentë që përtojnë financim të plotë dhe bursë nga qeveria

Së pari, kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit, për përcaktimin e kritereve për bursat, studentët në nevojë.

Kemi miratuar kufirin maksimal të pagesë vjetore të shkollimit të studentëve që ndjekin studimet dhe së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim atë më numër 269 për përcaktimin e indivdëvë që plotësojnë kushtet.

Këto katër vendimi që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen:

Kemi studentë nga familje me ndihëm ekonomike, të verbrit, paraplegjikë, tetraplegjikë që  marrin financimin e plotë të tarifës, dhe po ashtu të njëjtët këto kategori që do të përfitojnë një burse studimi prej 10 mijë Lekësh të reja. Dua të theksoj që një bazën për të subvencionuar tarifën ka qenë për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar nga Këshillat Bashkiakë dhe është vendosur të bëhet nga qeveria. Studentët me notë mesatare mbi 9 do përfitojnë financimin 100 % nga qeveria nga tarifë  plotë përfitonin dhe një bursë prej 10 mijë Lekësh te rëja, deri më sot ishte një tarife prej 8 mijë Lekesh dhe ishte vetëm për ata me mesatare 10.

Së treti do ti japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50 % të tarifës të studentëve dhe ata me 4 dhe 5. Vitin tjetër do të humbasin vlerën.

Së katërti, Përsa i përket nivelit të dytë qeveria do të paguajë vetëm për studentët me ndihëm ekonomike, tetraplegjikë, paraplegjike, do të paguajë 50 % të tarifës. Dhe sigurisht vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe në Janar të gjitha burimet financiarë do ti mbulojë qeveria.

SHKARKO APP