Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama ka nevojë për një qeveri me fytyrë të re dhe ministra me personalitet

Rama ka nevojë për një qeveri me fytyrë të re dhe ministra me personalitet

Kryesore
E diel, 9 Gusht 2026 16:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Protestat e përnatshme në Tiranë nuk janë më një episod i zakonshëm që kanë një fund. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo gabim në këtë përplasje, një fakt është i pamohueshëm: klima politike është tensionuar dhe qeveria nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Pa harruar se shtatori do të jetë vlagë nga protestat që mendohet se do të jenë edhe me shumë njerëz, edhe më radikale si dhe PD do të fillojë, edhe ajo, protestat e saja kundër qeverisë. Pra, vendi në vjeshtë do jetë në një stinë përplasjesh të cilën vetëm një qeveri me ministra me personalitet mund ta përballojnë.

Pas katër mandatesh në pushtet, Edi Rama ndodhet përballë një sfide të re. Jo sfidës për të fituar zgjedhjet, por sfidës për të ruajtur besimin e qytetarëve dhe autoritetin e qeverisjes. Në këto kushte, vazhdimi me të njëjtët ministra do të ishte një gabim politik. Edi Rama mund të tregojë se nuk presohet nga Protesta, por e verteta mbetet se disa ministra janë pa asnjë kontribut dhe nuk kanë impakt në publik. Rama nuk ka më nevojë për të tillë ministra, ai duhet ta reformojë thellësisht qeverisjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria ka nevojë për një kabinet që përcjell energji të re, besueshmëri dhe autoritet. Ka ardhur koha që në qeveri të hyjnë figura me personalitet të spikatur publik, me integritet profesional dhe me peshë në fushat që drejtojnë. Ministra që nuk njihen vetëm si administratorë apo zbatues të urdhrave politikë, por si individë që marrin përgjegjësi, komunikojnë me qytetarët dhe mbrojnë institucionin që drejtojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shumë raste është krijuar përshtypja se disa ministra kanë mbetur në hije, pa profil publik dhe pa autoritet politik. Kjo dobëson jo vetëm ministritë, por edhe vetë qeverinë. Një kabinet nuk mund të funksionojë vetëm me figurën e kryeministrit. Ai duhet të ketë një ekip me identitet, me kredibilitet dhe me aftësi për të përballuar krizat.

Mund t'ju interesojë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjob...

Para 4 orësh
Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 11 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 13 orësh

Protestat e vazhdueshme janë një sinjal se një pjesë e opinionit publik kërkon ndryshim. Ky ndryshim nuk duhet parë domosdoshmërisht si ndryshim qeverie, por si ndryshim i mënyrës së qeverisjes. Një rifreskim i thellë i kabinetit do të ishte një mesazh se qeveria dëgjon shqetësimet e shoqërisë dhe është e gatshme të korrigjojë veten.

Edi Rama ka treguar edhe më parë se nuk heziton të zëvendësojë ministra. Por këtë herë nuk mjafton një rotacion formal. Shqipëria nuk ka nevojë për ministra që ndërrojnë zyrat. Ka nevojë për ministra që sjellin vizion, autoritet dhe rezultate.

Në një kohë kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përballet me sfida ekonomike, emigracionin e të rinjve dhe transformimin digjital, kabineti qeveritar duhet të përfaqësojë nivelin më të mirë të administrimit publik. Emërimet duhet të bazohen mbi meritën, përvojën dhe aftësinë për të udhëhequr, jo vetëm mbi besnikërinë politike.

Rama e ka ende mundësinë të japë një sinjal të fortë politik. Jo duke ndryshuar kursin e qeverisë, por duke ndryshuar njerëzit që do ta zbatojnë atë. Pas katër mandatesh, qytetarët presin më shumë sesa vazhdimësi. Ata presin një frymë të re.

Sepse në politikë, ndonjëherë ndryshimi i njerëzve është mënyra më e mirë për të dëshmuar se ke kuptuar mesazhin që të jep shoqëria.

Nëse kryeministri bindet, ftohtësisht, se kabineti qeveritar ka nevojë për ndryshime të thella, ai duhet të ndryshojë pothuaj krejtësisht ministrat. Nuk ka pse kryeministri të dalë në përballje me Opozitën për çdo gjë, pasi duhet ministri përkatës të jetë përgjegjës që të flasë e nuk ka nevojë të kemi ministra që fshihen pas hijes së kryeministrit.

Kryeministri nuk duhet të ketë hezitim, sepse nga suksesi dhe integriteti i ministrave, vjen edhe serioziteti dhe forca e qeverisë.

Nëse Edi Rama e ndryshon kabinetin qeveritar si dhe shumë drejtues të Institucioneve qendrore që varen nga kryeministri, ai duhet ta bëjë në muajin shtator, kohë kur parlamenti fillon punimet e vjeshtës.

Eshtë mandati i katërt i PS, dhe gjasat edhe i fundit, pasi kohët po ndryshojnë sepse po futen aktorë të rinjë politikë,  por edhe për faktin se vjen momenti kur thuhet MJAFT!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.