Rama: Ka plan për destabilizim në Kavajë. Nuk do bëjmë zgjedhje me 7 maj
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154720077831523/
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë urgjente për mediat, deklaroi se ka një plan për destabilizim të vendit në Kavajë. Rama tha se policia nuk do t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë PD-së. Kryeministri shtoi se i ka kërkuar kandidatit të tij të tërhiqet nga gara. “Provokimit antikushtetues, antiligjor e antidemokratik, ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një shesh të neveritshëm. Turpi le ti mbetet PD-së. Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër”,- tha Kryeministri.
Rama u shpreh se do të presë për negociata deri më 8 maj kreun e PD-së. Ai tha se do të bëjë çdo gjë për dialog, por pas kësaj date nuk pret me asgjë tjetër nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste ka tërhequr kandidatin e saj për bashkinë e Kavajës. Deklarata është bërë nga kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama i cili ka mbajtur një konferencë për median në lidhje me krizën politike. Rama është shprehur se nuk e negocion datën e zgjedhjeve, 18 qershor.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë shumë për të futur PD në zgjedhje. Mekanizmi i propozuar garanton barazi.
Dua tu them në radhë të parë shumë faleminderit për mbështetjen që na jepni dhe për të mos lënë asgjë të mundshme në funksion të gjithëpërfshirjes në zgjedhjet e 18 qershorit.
Shumë kush më përmend fjalin që mos e lësho 18 qershorin. Edhe po të doja nuk është në dorën time.
18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, por nga kushtetuta. Për sa më takon, 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e negociatave mes partive.
Unë nuk jam vetëm kreu i PS-së por edhe kryeministër i Shqipërisë. Si kryetar i PS-së nuk kam asnjë shqetësim nëse PD do të shkojë në vetëvrasje, por si kryeministër kam përgjegjësi.
Mazhoranca nuk ka bërë asgjë për ta çuar PD në këtë krizë. Vendimi i lidershipit të PD-së është vetëm vendim i tyre. Këmbëngulja për dialog nuk është dobësi. Politika është shah, e kjo është një lojë që durimi strategjik të nxjerr fitues.
Ka disa prej jush që e kanë mendjen në Kavajë në 7 maj. Ka shumë që i druhen. Ka njerëz që i druhen një përplasje fizike, ka të tjerë që druhen se ka një konflikt në Shqipëri.
Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi dhe çadra është ngritur për këtë qëllim. Këto nuk janë hamendje, por fakt. Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan. Sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës. Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë gjemb në këmbë.
Sfida jonë është që mandatin tjetër ta marrim në 18 qershor. Shqipëria që duam nuk është vetëm e socialistëve, por edhe e demokratëve.
Provokimit antikushtetues, antiligjor e antidemokratik, ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një shesh të neveritshëm. Turpi le ti mbetet PD-së. Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër.
“Me PD apo pa PD më 18 qershor, populli do të vendosë”,- tha Edi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154720077831523/
Rama tërhiqet nga Kavaja, vjen reagimi i menjëhershëm i Sali Berishës
“Fitoi Kavaja! Fitoi Shqipëria!”, ishte reagimi i Sali Berishës pak minuta pasi Edi Rama lajmëroi tërheqjen e kandidatit të PS-së nga zgjedhjet e Kavajës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Kavaja mposhti Noriegën (Ramën), që për karrigen e tij do të asgjësojë votën e lirë dhe pluralizmin politik.