Rama: “Kam problem me frymëmarrjen…”

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.

“Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja“-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asokohe Edi Rama, ishte analist në gazetën “KOHA JONE” prej vitit 1992 e deri në vitin 1997, ai përherë kishte sulme nga pushteti i Berishës.

Por kulmi arriti natën e 23 janarit 1997, kur sapo ishte kthyer nga Parisi në kryeqytet, e po merrej me një letër publike drejtuar Presidentit të kohës, si dhe po shkruante një shkrim-bombë në gazetën KOHA JONE, ai u godit me leva hekuri në kokë e hundë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?