Rama kërcënon opozitën me burg nga Cërriku, asnjë fjalë për përgjimet

Pas 24 orësh heshtje totale për përgjimet e gazetës gjermane Bild, Edi Rama u shfaq sot në media. Kryeministri mori pjesë në prezantimin e kandidatit të PS për zgjedhjet e qershorit në Cërrik.

Edhe pse pritej që në këtë fjalim Edi Rama të distancohej nga ajo çfarë i dëgjuan veshët për vjedhjen e votave në Durrës apo dhe të mohonte përgjimet, kryeministri ka zgjedhur të heshtë.

Për 30 minuta kryeministri foli sikur në vend nuk ka ndodhur asgjë. Sikur njeriu i tij më afërt Vangjush Dako nuk është kapur bërë pazare elektorale me bandat. Sikur një trafikant droge në Shijak nuk ka caktuar kandidatët e Ramës për deputet. Kryeministri foli për reformat e mëdha që po bën qeveria e tij, ndërkohë që përgjimet vënë në dyshim pikërisht legjitimitetin e qeverisë. Foli dhe për opozitën duke deklaruar se do t’a mund në zgjedhje! Kujtojmë që në 30 qershor Edi Rama ka në garë vetëm kandidatët e tij që garojnë me veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa fliste për fitore, në fjalimin e Edi Rama nuk munguan kërcënimet. Edhe njëherë kryeministri i kujtoj qytetarëve se nëse prekin procesin zgjedhor të 30 qershorit do të përfundojnë në burg. Gjithashtu, kërcënoi dhe me bllokim vizash për në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?