Rama kritikon ashpër Bashkinë e Vlorës: “Financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat, ndërkohë që ujësjellësat janë të rrënuar”

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër valë kritikash në drejtim të Bashkisë së Vlorës, duke e akuzuar për keqmenaxhim të fondeve publike. Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi për çështje infrastrukturore, Rama e cilësoi të papranueshme që bashkitë në Shqipëri të shpenzojnë buxhetin për qëllime që nuk lidhen drejtpërdrejt me nevojat e qytetarëve.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete, si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat. Për nuk e di se çfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu,” deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi se problematika si mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura e amortizuar duhen të jenë përparësi për çdo njësi vendore, dhe jo financimet e mjeteve private të informimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur po shtohen zërat për rritje të kontrollit ndaj shpenzimeve të bashkive, si dhe për transparencë më të lartë në lidhje me kontratat e sponsorizimeve dhe bashkëpunimeve mediatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Bashkia e Vlorës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj akuzave të kryeministrit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?