Rama kritikon kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash: Një farsë kushtetuese dhe një turp kombëtar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj procesit që po zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke e cilësuar atë si farsën më të shëmtuar të imagjinueshme.

Në një postim publik, Rama shprehet se kërkesa për rritje automatike të pagave përmes vendimeve gjyqësore përbën shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe cenon ndarjen e pushteteve. Sipas tij, gjyqtarët janë tashmë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, falë mbështetjes që shumica qeverisëse i ka dhënë sistemit të drejtësisë në kuadër të Reformës në Drejtësi.

”Këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe parlamentit për politikën e pagave”,-shkruan Rama, duke e cilësuar këtë kërkesë si një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!

Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?