Kryeministri Rama: Kundërshtarë të reformave nuk kemi vetëm në PD

Kryeministri Edi Rama tha sot në një takim me degën e Partisë Socialiste në Kavajë se qeveria e PS po ndërton shtet dhe nuk do të ndalen në realizimin e reformave.

Në fjalën e tij, Rama tha se kundër reformave nuk është vetëm Partia Demokratike, por edhe të tjerë që u janë prishur interesat. “Kundër reformave nuk janë vetëm ata që duken përditë, por edhe të tjerë që u janë prishur interesat. Të tjerë që flasin në mënyrë të ndryshme, por që kërkojnë që të lënë vendin siç ka qenë”,- tha kreu i qeverisë.

Ai cilësoi si dy ministrat më të suksesshëm Saimir Tahirin dhe Ilir Beqaj. Sipas tij, këta dy ministra sulmohen se kanë prishur interesa të mafies, por edhe të tregut të ilaçeve.

SHKARKO APP