Rama: Kush e bën për budalla këtë popull, në fund e ha! Turp për mediat

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155253348631523/

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në një fjalim të shkurtër, Edi Rama nuk e ka përmendur asnjë herë çështjen për të cilën ishte mbledhur sot Kuvend. Gjithashtu, Rama nuk përmendi në asnjë rresht kërkesën e Prokurorisë dhe as emrin e Saimir Tahirit.

Në qëndrimin e tij, Rama foli vetëm për opozitën dhe qëndrimin e saj. Fjalimi i Ramës nisi me një bejte dhe shprehje jopopullore: “Kush e bën për budalla këtë popull, në fund e ha”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare:

O Selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zu i njëjti hall.

As kam kë qaj, as kam si ju qaj, për hir të të vërtetës, përveçse duke ju thënë këtu në sy diçka që ua kam thënë edhe më parë e që natyrisht vlen të përsëritet për ata që na dëgjojnë: Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha! Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani.

Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar.

Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here me radhë. Përsëri do paguani! Do paguani dhe më keq, me kamatëvonesë shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, për njerëzit, për drejtësinë.

Le të çirren, le të bërtasin, le të ulërijnë me emrin e Shqipërisë në gojë, por ta harrojnë se do ta bëjnë dot për budalla këtë popull. Mund të gjejnë dhe do të gjejnë sa të duan edhe tellall në kazanin e medias, kot e kanë. Ky popull e di mirë edhe kush janë edhe çfarë duan edhe kujt i tremben edhe çfarë duhet të mendojë për ta sigurisht.

Mua nuk më dhimbsen këta, s’kanë si të më dhimbsen, se sa më shumë ta hapin gropën me lopatat e llumit për këtë qeveri dhe këtë shumicë aq më thellë do t’i zhysë ky popull në atë gropë. Por s’mund të mos më dhimbset, në fakt urrejtja e tyre që po i fundos përditë në llumin e atyre lopatave si institucion i opozitës, urrejtja që i ka kthyer në vegla qorre të saj.

E vetmja këshillë që do t’ju jepja, – ikën, s’dëgjojnë, kujtojnë se mund të vazhdojnë ta marrin për budalla këtë popull, – është të mos vazhdojnë të na urrejnë, sepse sa më shumë të na urrejnë, aq më shumë do humbasin logjikën.​

Pas fjalimit në Kuvend, Edi Rama ka folur me tone të ashpra në një prononcim për mediat. Rama tha se është turp për mediat që nuk arrin të dalloj se Kuvendi nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit, por arrestimin e ish-ministrit. Ai tha se media nuk ka arritur të bëjë dallimet dhe të raportojë në mënyrë të qartë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155253380261523/

Basha: Krimi ka pushtuar vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas votimit në Kuvend të mospranimit të kërkesës së prokurorisë për t’i dhënë leje për të arrestuar Saimir Tahirin, theksoi se “treguesi më i mirë që krimi ka zaptuar Shqipërinë është puna e këtij Kuvendi”.

“Që krimi e droga kanë zaptuar Shqipërinë, treguesi më i mirë është puna e këtij Kuvendi. Ja ku jemi prapë duke u marrë me një tjetër kriminel. Kuvendi i Shqipërisë, që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, është rasti i vetëm në botë që është marrë më shumë me kriminelët se me mirëqenien e njerëzve. Po shpenzojmë më shumë kohë për të larguar kriminelët, sersa të punojmë për investime të huaja dhe hapur vende pune”, -tha kreu i PD.

Basha shtoi se Kuvendi ka marrë sot një vendim të paprecedentë. “Është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit. Iu është hequr imuniteti të majtëve dhe të djathtëve, në pushtet dhe në opozitë, u është hequr për akuza të rënda dhe të lehta. Arsyeja për këtë qëndrim të pandryshuar të Kuvendit është se kemi respektuar parimin se pushtetet janë të ndara, se i takon drejtësisë të vendosë për këdo. Sot ky Kuvend është kthyer në vulën e narkoshtetit Rama-Tahiri,” vijoi Basha.

Ai përmendi rastin e ish-oficerit Dritan Zagani, duke thënë se ai denoncoi se krimi kishte kapur policinë. “Dritan Zaganin e morën me makina të zeza, e mbajtën tre ditë dhe e dërguan përpara gjykatës, të akuzuar për shpërdorim detyre. Sot Zagani fatmirësisht ndodhet në Zvicër me azil politik. Një 22-vjeçar e çuat në vetëvrasje për një cigare hashash, ju mbroni Tahirin që merr 30 mijë euro për një ngarkesë. Ky është shteti mafioz, që dhunon të varfërit, dhe u bëhet mburojë mafiozëve. Trëndafilin e keni zëvendësuar me lulen e hashashit”,- tha Basha.

Historia tregon se kur regjimet nisin të bien, skërmiten dhëmbët. Kjo e sotmja ishte e tillë. Kjo qeveri ka rënë,” tha Basha.

Kryemadhi: Me mbrojtjen e Tahirit PS tregoi se është marrë peng nga krimi

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke ju drejtuar mazhorancës u shpreh se me votën e sotme treguan se krimi ka kapur qeverinë.

“Me votën tuaj penguat integrimin e shqiptarëve duke treguar se jeni peng i krimit dhe trafikut të drogës”- tha Kryemadhi.

Kam votuar për Kejdi Mehmetajn, Floida Kërpaçin, Rudina Hajdarin, për të gjithë ata të rinj dhe të reja që e duan Shqipërinë dhe duan t’i shërbejnë asaj. Votimi i sotëm tregoi se krimi ka kapur mazhorancës. Parlamenti shqiptar nuk është gjykatë, por institucion që krijon shanse për të gjithë. I mohuat sot shqiptarëve një të ardhme evropiane dhe treguat se nuk doni që e vërteta të dalë në shesh.

Të nderuar kolegë, mendoj se sot nuk na mbetet gjë tjetër por t’i themi bandave punë të mbarë, por jam e bindur se shqiptarët nuk do e lejojnë që kjo situatë të vazhdojë sepse janë të neveritur. Jam e bindur se më shumë se kurrë, të rinjtë shqiptarë do i thonë jo krimit, jo drogës dhe jo kapjes së institucioneve,” tha Kryetarja e LSI.

Deklarata e Kryemadhit u bë pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit.

FJALIMI I PLOTË:

Me thënë të drejtën mendova sot se mes dashurisë për Shqipërinë dhe dashurisë mes krimit, mazhoranca do të zgjidhte dashurinë për Shqipërinë por mesa duket vesi është më I forte se dashuria dhe e mund atë. Kam votuar sot pro kërkesës së prokurorisë së përgjithshme  në fakt për një bindje. Kam votuar për Kejdi Mehmetaj, për Floida Kërpaçin, për Rudina Hajdarin për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët presin diçka dhe besojnë te vendi I tyre.

E duan atë dhe duan ti shërbejnë atij. Sot mazhoranca humbi një shans ku të tregonte hapur që është e sinqertë në luftën e saj ndaj krimit, drogës por votimi I sotëm tregoi se krimi ka kapur mazhorancën. Vwrtetoi fjalët e Habilajve që 74 mandatet e PS janë mandate të blera me paratë e drogës, me paratë e krimit, me paratë e vuajtjeve dhe gjakut të shqiptarëve.Pas këtij votimi ky parlament mw ngjan si Koorporata e Latifondistëve të Hashashit ku secili mban një parcelë. Parlamenti Shqiptar nuk është gjykatë politike por është institucion që prodhon politikë dhe krijon shanse për të gjithë. Ju sot treguat që nuk shkëputeni do nga krimi dhe me votën tuaj donit ti jepnit shansin krimit, drogës. Ska problem, se ulin zërin që mos të dëgjojnë. Po mos u shqetësojnë se kamerat dëgjojnë. Se unë nuk flas për ata flas për shqiptarët. Me votën e tyre iu mohua shansi shqiptarëve për të pasur një Shqipëri Europiane. Treguat që nuk doni të dali e vërteta  në shesh, treguat që keni frikë nga e vërteta. Treguat që jeni peng I krimit dhe I trafikut të drogës.

Dua ta mbyll me një pasazh. Jo se jam juriste si Ulsiu, por do të them. Në raportin e Komisionit të Venecias, në maj të 2014 për fushën e veprimit dhe heqjen e imunitetit parlamentar. Komisioni I Venecias vlerëson për më tepër që organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëj vlerësim ligjor të çështjes. Në veçanti ky organ nuk duhet në asnjë rrethanë të jap qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo të bazueshmërisë së procedimit criminal.

Ky veprim I sotëm tregoi edhe njëherë që mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi. Tregoi dhe njëherë që mërzitjen dhe dhimbjen dhe neveritjen e shqiptarëve që kishte ndaj sistemit e përdori me hipokrizi për ta kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer në një vegël të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës.Prandaj të nderuar kolegë mendoj që sot ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti themi punë të mbarë të gjitha bandave të cilët vetëm në vitin 2017, janë kapur 13 ton drogë. Në detin midis Shqipërisë dhe Italisë janë kapur 23 ton drogë. Në Greqi janë kapur 11 ton drogë. E sa e sa avionë të tjerë janë ulur e janë ngritur në pistat e vogla.

Kështu që nuk më mbetet gjë tjetër veçse punë të mbarë tju them. Por jam e bindur që shqiptarët nuk do ta lejojnë që kjo gjë të vazhdojë më tutje. Jam e bindur që shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet e shëmtuara që shikojnë dhe hipokrite sesi krimi I organizuar dhe bandat drejtojnë shtetin shqiptar. Dhe jam e bindur që më shumë se kurrë të rinjtë shqiptar do ti thonë jo drogës, jo krimit dhe jo kapjes së institucioneve.

SHKARKO APP