Rama lëshon gojën dhe e pranon: Ne të qeverisë e dhj*sim ndonjëherë muhabetin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e “Kombinatit”. Sipas Kodit Zgjedhor, akte të tilla janë shkelje e rregullave për fushatën dhe përdorim i parave të shtetit për qëllime elektorale.

Në fjalën e kreut të qeverisë ra në sy përdorimi i një gjuhe fyese dhe vulgare nda kundërshtarëve politike.  “…Se dëgjoj shumë toça që thonë se “mos i bëri Edi Rama me lekët e veta, se mos i bëtë me lekët tuaja”. Po kur është shtruar çështja në historinë e njerëzimit, në historinë e shtetit se kush i bën me lekët e veta e kush i bën me lekët e popullit? Për për administrimin e lekëve të popullit, të taksave të popullit zgjidhen qeveritë, qëkur ka lindur shteti”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij të gjatë në “Kombinat” kryeministri përdori shprehje të tjera fyese që i referoheshin edhe mënyrës sesi ka qeverisur ai dhe PS. “Nuk jemi të rënë nga qielli që të mos bëjmë gabime e të mos kemi boshllëqe në punën tonë e ndonjëherë të mos e dhj*sim muhabetin, por në fund të ditës, ne jemi ata që kemi bërë, bëjmë e do bëjmë për këtë vend çka të tjerët, të gjithë bashkë, as nuk e kanë çuar nëpër mend që mund të bëhet”,- tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?