Kryeministri Edi Rama lëshon piskamën: Pika që s’ju bie kur thonë plakat!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas shumë ditësh heshtje, për krizën politike dhe protestat e opozitës.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë në vend të flasë për negociata apo dialog që do t’i jap fund krizës së pazakontë, ka zgjedhur përdor një fjalor provokues. Ai u kërkon partive opozitare që t’u japin fund protestave.
Kryeministri komenton vetëm atë që Qeveria e quan dhunë të protestuesve ndaj policisë. Në protestën e sotme nuk pati asnjë akt dhune, por megjithatë policia arrestoi 14 të rinj protestues me akuza për dhunë ndaj forcave të rendit.

Kryeministri ka reaguar dhe për lajmet që kanë qarkulluar në një pjesë të mediave, ku raportohej se kreu i qeverisë ka pasur probleme serioze me shëndetin këto ditë dhe për këtë arsye ka shkuar për kurim jashtë vendit.

Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat?”,- shprehet Kryeministri.

Lexoni edhe…

FOTO GALERI/Çfarë ndodhi në protestën e sotme

 

SHKARKO APP