Rama: Lufta kundër korrupsionit fillon brenda institucioneve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar luftë kundër korrupsionit brenda sistemit të shëndetësisë. Ai tha se vetëm nëpërmjet këtij mjeti mund të rriten të ardhurat dhe besimi i qytetarëve tek sistemi.

Nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotët e familjarëve, nuk mund të mëkatohet me djersën e qytetarëve brenda sistemit të përgjithshëm shtetëror. Këto janë mëkate që shkojnë përtej personales dhe përfshijnë në mënyrë të rrezikshme, dhe shpeshherë kancer vdekjeprurës kolektiv” – tha kryeministri.

Sipas Ramës, synimi i qeverisë është kthimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri në një pikë referimi në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama po ashtu paralajmëron ndërhyrje dhe në universitetin e mjekësisë. Ai e cilësoi universitetin e mjekësisë me bazë të fortë pedagogjike dhe menaxheriale teksa u shpreh se universitetet e tjera kanë bazë të dobët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ta fuqizojmë maksimalisht kapacitetin e sistemit duke mos i lënë trupave në sistem të gjithë barrën për tu marrë me të gjitha dhe shumë përtej misionit dhe kapacitetet e tyre. Këtu e kam fjalën për gjithë kapacitetet financiare dhe njerëzore që mund të priten përmes këtyre sinergjive. Po punojmë intensivisht me ministren duke siguruar që gjithë zinxhiri duke filluar që nga furnizimi me barna tek sigurimi i teknologjisë, tek motivimi dhe shpërblimi i mjekëve dhe administrimi i burimeve njerëzore në sistemin tonë shëndetësor të kthehen në një zinxhir virtuoz me përgjegjësi të ndara dhe harmoni mes gjithë hallkave. Dhe hallkën e edukimit për të cilën po punojmë shumë ngushtë me rektorë dhe trupën pedagogjike në mënyrë që dhe aty të bëjmë një hop të rëndësishëm cilësor me një bazë që është e favorshme në ndryshim nga universitetet e tjera ku baza është e dobët.”, – tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?