Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës: Sezoni turistik nxori në pah dobësitë e pushtetit vendor!

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit në Durrës, ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Vlorë për zaptimin e hapësirave publike, ku tha se ai dhe struktura e qeverisjen vendore atje, i ka sytë gjysmë mbyllur.

Rama ndër të tjera theksoi se sezoni turistik ka nxjerrë në pah dobësitë e pushtetit vendor për menxhimin e fluksit dhe problematikave.

“Jemi këtu se jo shumë kohë më parë, kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Pasi 83 mandate janë një kredi besimi të madh dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit që vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe”, tha Rama në mbledhjen me kryebashkiakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria është në një fazë të avancuar për vendosjen e një sistemi të monitorimit të ndërtimit në territor, njësoj si ai i monitorimit të trafikut, duke përdorur teknologji të avancuar si dronë dhe satelitë, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara.

“Po ndërtojmë një sistem të kontrollit teknologjik mbi territorin, për të garantuar që ndërtimet të jenë të monitoruara në kohë reale, njësoj siç ka nisur puna për trafikun. Tani duam të bëjmë të njëjtën gjë me ndërtimet, me qendra të dedikuara monitorimi,” u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka hartuar një rregullore të re që detyron kompanitë ndërtuese të pajisin kantierët e tyre me kamera online 24 orë në ditë dhe me sisteme GPS, për të ndjekur në kohë reale lëvizjet e mjeteve, materialeve ndërtimore dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Çdo ndërtim me qëllim fitimi duhet të jetë i monitoruar. Kjo është në funksion të transparencës dhe ndalimit të evazionit,” tha Rama, duke shtuar se teknologjia do të ndihmojë edhe në ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Një tjetër masë e paralajmëruar nga kryeministri është forcimi i rolit të arkitektëve në procesin e ndërtimit. Ai paralajmëroi ndëshkime të ashpra për ata arkitektë që bashkëpunojnë me ndërtues për të shkelur lejet.

“Arkitektët që shkelin lejet nuk do të kenë më licencë dhe do të përballen me pasoja penale, si në çdo vend normal. Leje shfrytëzimi pa firmën e arkitektit nuk do të jepet më,” tha ai.

Në përfundim, Rama theksoi nevojën për rregull të plotë edhe në lidhjen e energjisë elektrike dhe ujit, duke propozuar që asnjë ndërtim pa leje të mos mund të lidhet me këto shërbime në mënyrë të paligjshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?